Futboll Sport

Paculti është ”i çuditshëm”, ndryshon mënyrën e meditimit para Laçit (FOTO)

Trajneri i Kukësit, Peter Pacult, ka një mënyrë mjaft të veçantë të përgatitjes së ndeshjes. Nxehjen e ekipit ja lë totalisht në dorë skuadrës së tij dhe zgjedh cepin më të largët të fushës për të parë. Në ndeshjen kundër Partizanit, numri një i stolit zgjodhi tribunën e miqve të stadiumit “Zeqir Ymeri” për të qëndruar para takimit, ndërsa para sfidës me Laçin ka zgjedhur një mënyrë tjetër.   

Austriaku para ndeshjes me Laçin është ulur te reklamat anash fushës dhe po qëndron i menduar. Paculti sheh përgatitjet e skuadrës së tij dhe qëndron duke u qetësuar. Kjo mënyrë duket si një zgjedhje e tij e përhershme për të larguar stresin dhe për të “parashikuar” se çfarë mund të ndodhë. Fusha e stadiumit të Laçit është në kushte shumë të mira. Koha është normale për të luajtur një sfidë të rëndësishme dhe delikate, temperaturat janë optimale. Në Laç pritet një ndeshje mjaft e luftuar dhe fortë. Kurbinasit eliminuan verilindorët nga Kupa e Shqipërisë, ndërsa në fund të takimit të luajtur në “Zeqir Ymeri” ndodhën dhe përplasje.
Protagonist  ishte ish-lojtari i Kukësit, Ndriçim Shtubina. Shkodrani u ndëshkua me karton të kuq, pasi nxori fanellën e tij për të festuar para tribunës VIP të Laçit.

Related posts

FLET PËR YLLIN KOSOVAR TË EKIPIT/ Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt: Kundërshtarët kanë frikë kur ai…

Delo.autor

HUMBJA NDAJ LONDINEZËVE/ Ja çfarë i tha trajneri Shaqirit në fund të ndeshjes

Isa.Autor

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Shehi do të ruajë kreun: Ta mbajmë këtë avantazh dhe të mos gabojmë

Delo.autor

Leave a Comment