Futboll Sport

Para transfertës më Laçin, Musolli fton për darkë skuadrën

Ditën e mërkurë, Laçi befasoi Kukësin në ‘Zeqir Ymeri’, duke i marrë një barazim 1-1 dhe duke e eliminuar nga gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Vetëm 4 ditë më pas, të dielën pasdite, verilindorët do të kenë mundësi të ‘vendosin nderin në vend’, pasi do të udhëtojnë në Laç për t’u përballur me skuadrën e Mezanit, këtë herë në një sfidë të vlefshme për kampionatin.

Për të ngritur moralin e skuadrës, në prag të kësaj sfide, ka menduar mesfushori lider i Kukësit, Besar Musolli, që ftoi skuadrën në një drekë, pas përfundimit të seancës së sotme stërvitore.

Skuadra kuksiane, bashkë me trajnerin Pacult, u panë të mbledhur rreth tryezës, ndërsa ky gjest u vlerësua shumë nga të gjithë, pasi I shërben bashkimit të skuadrës, në prag të sfidës me Laçin.

Related posts

Lamtumira e mundshme e Cristiano Ronaldos dhe “efekti domino” në Europë

Isa.Autor

ZYRTARE/ FSHF-ja vendos përfundimisht, njihuni me Grupet A dhe B të Kategorisë së Parë

Isa.Autor

Bale refuzon Bayern dhe Real: Dua të rikthehem në Premier League tek ky ekip…

Sadik.Autor

Leave a Comment