Futboll

Partizani i ul rrogën, kapiteni i të kuqve mban pezull rinovimin (SHIFRAT)

Partizani ka gjetur rit min e duhur në jav ët e fundit. Harmonia duket në gradën e duhur, kur shikon atmosferën në seancat stërvitore dhe aq më shumë në fushën e lojës. Por, te “demat” ka edhe çështje që duhen zgjidhur deri në përfundim të sezonit, të cilat varen edhe nga rezultati final.

Çështja e trajnerit të sezonit të ri mbetet për t’u vendosur, por drejtuesit kanë dhënë sinjale se rinovimi i Dalipit është në rrugën e duhur. Nëse për trajnerin do të vendoset në fund të kampionatit, prej ditësh klubi ka hapur bisedimet me kapitenin Idriz Batha për rinovimin e kontratës, që i përfundon në fund të sezonit.

Nga burime pranë palëve bëhet me dije se për momentin çështja e rinovimit të kapitenit ka ngecur. Ngërçi ka të bëjë me financat. Mesfushori asnjëherë nuk ka lënë të kuptohet se dëshiron të largohet, madje në heshtje ai hodhi poshtë edhe zërat që u përhapën në dimër për një largim të mundshëm te Skënderbeu.

Ndonëse nuk është zyrtare, thuhet se klubi i ka ofruar kapitenit rinovimin e kontratës me një rrogë më të ulët. Te Partizani pagesat konsiderohen konfidenciale, por Batha thuhet se përfiton 4 mijë euro në muaj. Për momentin s’bëhet fjalë që kapiteni të rinovojë me ulje rroge. Gjithçka mbetet e hapur për t’u diskutuar deri në përfundim të kampionatit. Batha është produkt i klubit, madje ai ka pranuar të veshë fanellën e kuqe edhe në ditët më të errëta të Partizanit, kur luante në Kategorinë e Dytë.

26-vjeçari iu ribashkua Partizanit në verën e vitit 2014. Kurse në nëntor të 2015-ës, Batha rinovoi deri në verën e 2018-ës. Të dielën në darkë, presidenti Gaz Demi tha se Batha dhe Trashi janë senatorë të vërtetë të Partizanit, duke i anashkaluar nga të tjerët që u larguan në janar. Ky përkufizim i presidentit mund të konsiderohet si një sinjal pozitiv për gjetjen e gjuhës së përbashkët për rinovimin e kontratës.

 

Related posts

FSHF “shpërfill” ekipet fituese në futbollin shqiptar

Sadik.Autor

Mbrëmje tmerri për PSG/ Pas Neymar, vjen edhe dëmtimi i frikshëm i Mbappe (VIDEO)

Isa.Autor

JEMI “VIKTIMA” E TIJ E PREFERUAR/ Trajneri i Sevillës: Messi më i miri në botë dhe duket se na ka shumë në qejf

F.autor

Leave a Comment