Champions League Futboll

Penalltia e Realit përçan legjendat, nga Xherrard te Vieri e Ferdinand, ja ç’thonë ish-futbollistët

Tifozët e Juventusit heshtën kur Majkëll Oliver vërshëlleu në shtesë penallti në favor të Realit dhe ndëshkoi me karton të kuq Xhanluixhi Bufonin, portierin e Juventusit. Kristiano mori përgjegjësinë e ekzekutimit të penalltisë në minutën e fundit, e cila do të shmangte shtesën dhe dërgonte kampionët e Europës në gjysmëfinalet e Champions-it. Dhe pas ekzekutimit, tifozët madrilenë do të shpërthenin në festë.

Minutat e tëra të protestës së Juventusit ishin edhe momente ku nga ish-arbitra, ish-lojtarë e deri te tifozët, dhanë mendimin e tyre nëse Benatia shkaktoi me të vërtetë faull ndaj Vazkezit në zonë. Ndër të parët që reagoi, ishte madrileni Guti: “Ndeshje e mirë për Juventusin, por penallti e pastër dhe Kristiano arriti me gjakftohtësi ta shndërrojë në gol”.

Dy komentatorët e “BT Sport”, legjendat angleze, Rio Ferdinand dhe Stiven Xherrard, ishin dakord me vendimin e Majkëll Oliverit, ndonëse ai dukej një dënim për kapital për italianët, edhe për shkak të rrethanave të tjera. “Masakër në Madrid, Bufon përjashtohet dhe Kristiano fiton sërish. Presion? Çfarë presioni!”, ishte komenti i ish-mbrojtësit të Junajtid. Ndërsa ish-kapiteni legjendar i Liverpulit shtoi: “Në futboll ka gjithnjë momente të tilla dhe njerëzit e dinë mirë se kjo është një penallti. Pak lojtarë mund ta dërgojnë në rrjetë si Ronaldo”.

Edhe Geri Lineker mendon se vendimi i Oliverit është i drejtë, por penalltia e cilësoi “të lehtë”. Por ka nga ata që mendojnë të kundërtën. Gabriel Batistuta s’beson se kishim të bënim me një faull të ndëshkueshëm. I të njëjtit mendim është edhe ish-mbrojtësi spanjoll Alvaro Dominges Soto. Ndërsa për Bobo Vierin nuk ka dyshime: është penallti.

Horge Valdano – Penallti.

David Albelda – Jo Penallti.

Fernando Morientes – Penallti.

Geri Lineker – “Soft” Penallti.

Alvaro Domingez – Jo Penallti.

P. Mijatoviç – Penallti.

K. Vieri – Penallti.

Guti – Penallti.

G. Batistuta – Jo Penallti.

Xherrard – Penallti.

Ferdinand – Penallti.

Arbeloa – Penallti.

Related posts

BEFASON ME DEKLARATËN TRAJNERI/ Gian Gasperini: E kemi më të lehtë ta mundim Juven nëse…

Delo.autor

Roma sfidon Atalantën mes kontestimit të tifozëve, shqiptarët e nisin nga stoli

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Dopieta e Pepe shpëton Arsenalin, Lazio i Strakoshës humb në Skoci

Delo.autor

Leave a Comment