Champions League Futboll Sport

Përveç goleadës në Champions, edhe Lazio ”tërbon” Romën

Liverpool kërkon finalen e Champions League dhe është shumë pranë realizimit të këtij objektivi. Ndeshjen e parë në “Anfield” e kanë fituar me rezultatin 5-2, ndaj kualifikimi është në dorën e tyre. Të mërkurën anglezët do të luajnë sfidën e kthimit në “Olimpico”, një stadium që pritet të jetë i mbushur plot dhe që pret një tjetër mrekulli nga lojtarët, pas asaj të realizuar ndaj Barcelonës. Gjithashtu edhe trazirat që ndodhën në Angli e kanë rritur tensionin.

Para ndeshjes së të mërkurës,  Liverpool do të jetë në Romë dhe do të zhvillojë përgatitjen e fundit, ndërkohë që Lazio u është gjendur në krah anglezë. Siç është edhe ajo shprehja, “armiku i armikut tim është miku im”. Por lacialët nuk e bëjnë për herë të parë këtë gjë, pasi në të shkuarën qendra sportive “Formello” është vënë në shërbim edhe të Manchester City-t, që përballje me Romën asokohe në Champions.

Në Itali ishin të shumta klubet që uruan Romën kur eliminoi Barcelonën në çerekfinale të Champions League, por Lazio nuk mund të bëjë diçka të tillë. Armiqësia është shumë e madhe, sidomos mes tifozëve, ndaj një urim i tillë me siguri do të kishte sjellë trazira. Hapi i fundit për të lejuar Liverpool-in të stërvitet në “Formello” me siguri që i ka kënaqur fansat e bardhekaltërve, që presin të festojnë të mërkurën eliminimin e Romës.

Related posts

SI E ZBULOI TRADHËTINË E PIQUE SHAKIRA? Ja detaji që e nxorri zbuluar ish-futbollistin

F.autor

U SHPALL KAMPION I PREMIER LEAGUE NGA DIVANI/ Trajneri Guardiola: Ky ka qenë titulli më i vështirë

Delo.autor

PEZULLIMI PËR HUMBJEN NDAJ TIRANËS/ Rrëfehet Ahmataj: Ja e vërteta e dyshimeve

Delo.autor

Leave a Comment