Champions League Futboll Sport

Pesë arsyet pse Bayern do të fitojë kundër Realit

Bayern Munich – Real Madrid mund të quhet ndeshja klasike për llogari të kompeticioneve Europiane, pasi është ndeshja më e rivalizuar në nivelet më të larta kontinentale. Padyshim që ka nevojë për një hyrje. Ndeshja e radhës mes këtyre dy skuadrave këtë sezon do të luhet për gjysmëfinalet e Champions League. Bundesliga.com ka zgjedhur pesë pikat ku Bayern është i destinuar që të fitojë dhe të arrijë në finalen e Kievit…

1- James Rodriguez – I dhënë në huazim te Bayerni nga Real Madrid, James ka pasur marrëdhënie të mira me trajnerin Zinedine Zidane, i cili ishte i lumtur kur kolumbiani u largua. Jo më larg se në nëntor, Cristiano Ronaldo vuri në dukje se forma e mesfushorit kishte ndikim në ecurinë e skuadrës. Mund ta kuptoni pse: James, golat dhe asistet e të cilit janë kthyer në çelës për suksesin e gjashtë radhazi të Bayern-it. Në aktivizimin e tij në Bavari, ai po luan në rolin e mesfushorit me tipare mbrojtëse, ku ai duket se është një lojtar i kompletuar.

2- Jupp Heynckes – Disa gjermanë, Toni Kroos dhe Paul Breitner ndoshta e njohin punën që bëhet te Real Madrid, por jo më mirë sesa Heynckes, i cili ka drejtuar Los Blancos në suksesin evropian në sezonin 1997/98, i cili është i vetmi trajner gjerman që ka bërë histori me një klub spanjoll. Rreth kësaj, shumë gjermanë dinë shumë mirë si të luajnë në Madrid, ashtu siç bëri Heynckes në vitin 2012 kur drejtoi Bayern-in në ndeshjen që e fituan pas penalltive në fazën gjysmëfinale të Champions League.

3- Macja e Zezë – Gjatë gjithë sukseseve të tyre, madrilenët kanë vuajtur kundër ekipeve gjermane, më shumë kundër Bayern, i cili është i njohur në kryeqytetin spanjoll si Macja e Zezë. Ashtu si shumica e rivalëve, të dyja skuadrat kanë shumë të përbashkëta me njëra-tjetrën: të dyja janë ekipe dominonte, të dyja kanë talentet më të mirë dhe të dyja skuadrat kërkojnë diçka të madhe në një sezon.

4 – Hakmarrja – Vetëm të përmendësh çerekfinalet e sezonit të shkuar, është e mjaftueshme për fansat e Bayern që të mos harrojnë eliminimin nga Real Madrid.

5 – Efekti Lewandowski – Po, po, Real Madrid ka në përbërjen e tij një rekordmen në shënimin e golave, por Lewandowski nuk është gjysma më e keqe. Në fakt, nëse nuk do të ishte për Ronaldo-n, polaku do të ishte golashënuesi më i mirë në Europë, normalisht që ai është sulmuesi më i mirë. Duke shtuar dhe faktin që në 6 përballje kundër Real Madrid ai ka shënuar 6 herë.

Related posts

Bëri gafë në Botëror, por De Gea do të jetë më i paguari në planet

Sadik.Autor

INTER-BARCELONA/ Njihuni me numrat dhe kuriozitetet e supersfidës së Championsit

Isa.Autor

(FOTO) Ka firmosur për Skënderbeun, por Abazaj përfundon në Greqi te Andi Lila

Sadik.Autor

Leave a Comment