Futboll Sport

Pjesa e parë/ Barazim i çmendur në Korçë, gola e spektakël

Skënderbeu dhe Kamza i mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes që po luhet në Korçë me rezultatin e barabartë 2-2. Vendasit e nisën ndeshjen me këmbën e mbarë, duke kaluar në avantazh pas 16 minutash lojë me një gol shumë të çuditshëm. Muzaka krosin nga goditja e këndit dhe topi merr një trajektore të çuditshme për shkak të erës duke mashtruar portierin, i cili nuk arrin të largojë sferën. Sowe i ndodhur aty pranë përfiton duke shënuar.

Por korçaret nuk ndalen dhe në minutën e 28-të gjyqtari kryesor Hamiti jep një 11-metërsh, pas një faull ndaj James në zonë. Nga pika e bardhë Sowe realizon golin e tij të dytë personal. Por kur u duk se Kamza ishte dorëzuar vjen edhe reagimi surprizues. Në minutën e 34-t Ermir Rezi ngushton diferencën në 2-1, kur pas një aksioni të shpejtë i vetëm me portierin Teqja e dërgon topin në rrjetë.

Kryeqytetasit marrin zemër dhe në minutën e fundit të pjesës së parë vjen edhe goli i barazimit. Është pikërisht Vangjel Zguro ai që barazon shifrat me një gjuajtje mjeshtërore nga goditja standarde në hyrje të zonës. Një pjesë e parë mjaft e bukur mbyllet me shifrat 2-2 ndërkohë që 45-minutëshi i dytë premton shumë.

 

Skënderbeu-Kamza 2-1

Shënues: Sowe 16’, 28′ / Rezi 34’, Zguro 45’

Skënderbeu (4-3-3): Teqja, Mici, Aliti, Radas, Vangjeli, Nimaga, Osmani, Muzaka, James, Sowe, Gavazaj. Trajner: I. Daja

Kamza (4-1-4-1): Abdyli, Zguro, Leo,Çukovic, Idrizaj, Malaj, Rezi, Fukui, Ymeri,Fili, Plaku. Trajner: J. Ahmataj

Related posts

E BUJSHME NË MERKATON E VERËS/ Juventus i ofron “Djajve të Kuq” tre lojtarë në shkëmbim të Pogba, ja emrat

Delo.autor

NDESHJA TESTUESE/ Nis sfida mes Vllaznisë dhe Apolonisë

Delo.autor

BRAZILI VAJTON PËR PELEN/ 3 ditë homazhe. FIFA: Do kujtohet përjetësisht

F.autor

Leave a Comment