Futboll Sport

Pjesa e parë/ Edhe 45 minuta, Tirana drejt elitës

Tirana është vetëm 45 minuta larg rikthimit në Kategorinë Superiore. Bardheblutë e drejtuar nga Ze Maria po zhvillojnë ndeshjen e radhës me Pogradecin, ekip të cilin e kanë mundur në tre ndeshjet e para të zhvilluara dhe e njëjta gjë po ndodh edhe sot në stadiumin “Selman Stërmasi”.  Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe goli u shënua nga vetë liqenorët në minutën e 29-të të takimit.

Karabeci dhe Hoxhallari rrezikuan që në fillin, ndërkohë që goli i avantazhit e pati pikënisjen nga këmbët e kapitenit të Tiranës, i cili krosoi në zonë dhe Hysenllari në tentativë për ta larguar e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij. Miqtë kishin një mundësi shumë të mirë shënimi pesë minuta nga fundi i pjesës së parë, por Shyti i vetëm me portierin Abibi nuk shënoi dot. “Gardiani” i vendasve u pozicionua mirë dhe ruajti avantazhin e siguruar nga skuadra e tij. Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 1-0.

Kategoria e Parë

Tirana-Pogradeci 1-0
Shënues: Hysenllari 29’

Tirana: Abibi, Doka, Turtulli, Cake, Hoxhallari, Maëejje, Karabeci, Daja, Halili, Greca, Mucci. Trajner: Ze Maria

Pogradeci: Mali, Hidri, Jahaj, Shyti, Pura, Licckollari, Hysenllari, Pere, Lame, Alillari, Ccekicci. Trajner: Festim Fetollari

Related posts

Laps e letër në dorë, ”ekuacioni” i mbijetesës në Superiore

Sadik.Autor

NGA POLITIKANËT TEK FUTBOLLISTËT/ Si funksionon industria e seksit në Londër. I kontrolluar nga bandat shqiptare (VIDEO)

Delo.autor

MILAN-ROMA/ Fotokopje e golit të parë. Leao djeg krahun dhe mposht portierin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment