Futboll

PJESA E PARE/ Partizani dhuron spektakël në Laç, por mungon goli

Laçi dhe Partizani e mbyllën në barazimin 0-0 pjesën e parë. Takimi i luajtur në Laç ka një rëndësi të madhe për vazhdimësinë e të dy skuadrave, pasi kurbinasit dhe “demat” synojnë të kapin Evropën. Laçi nuk vjen me shumë ndryshime në formacion, ndërsa për Partizanin luajnë nga minua e parë Çani dhe Lukaci.

45-minutat e para të ndeshjes ishin mjaft të luftuara dhe dhuruan emocione, pasi si Laçi ashtu dhe Partizani tentuan portat kundërshtare. Niveli i lojës ishte në një ritëm mesatar, dhe të kënaqshëm, pasi futbollistët shfaqën dëshirë për ta fituar ndeshjen. Vendasit kishin rastet më të pastra për shënim, pasi sulmuesi Rexhinaldo kishte mundësinë më të mire për të shënuar golin e avantazhi. Shtubina e gjeti mjaft mirë në një pasim duke e nxjerrë të vetëm me Hoxhën, por gjuajtja e tij nuk ishte krejtësisht e gabuar. Afrikani është një rrezik konstant, për mbrojtjen e “demave”.

Partizani nga ana tjetër synon që ta zgjidhë ndeshjen nga krahët. Asani dhe Lucasi mundohen të dalin nga krahët dhe të furnizojnë me topa sulmuesin Çani. Ky i fundit ishte i izoluar në këtë pjesë të parë, pasi nuk u furnizua aq sa duhet. Ekipi i “demave” u mundua të shfrytëzonte goditjet standarde, pasi me anë të tyre mundohen të shfrytëzojnë gjatësinë e Gojkovicit dhe Çanit.
Pjesa e dytë pritet të jetë më e luftuar, pasi të dy skuadrat duan ta fitojnë këtë ndeshje. Laçi dhe Partizani janë të dyja rivale për pjesëmarrjen në Evropë dhe një fitore në këtë takim do të kishte vlerën e 6 pikëve.  /EDS

Laçi-Partizani 0-0
E diel, më 8 prill 2018, ora 14:00, stadiumi i Laçit

Laçi: Vata, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lulaj, Eskerda, Kallaku, Shtubina, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkovic, Belica, Kotobelli, Mala, Batha, Asani, Lucas Cardoso, Progni, Çani. Trajner: Klevis Dalipi
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigres Ganxhi
Karton i verdhë: Sefgjini 30’, Uzuni 37’ /Ibrahimi 34’

Related posts

AI ËSHTË “ZOTI” I LA LIGËS/ Spanja nuk harron, CR7 është më i kërkuari (VIDEO)

Delo.autor

Refuzoi miliardat e Bayern/ Talenti i Hamburg: Më mjaftojnë paratë që fitoj nga… (VIDEO)

Isa.Autor

DJALI MBUSH 10 VJEÇ/ Ja çfarë i bleu Ronaldo, zbulohet çmimi i pabesueshëm i dhuratës

Delo.autor

Leave a Comment