Futboll Ligue 1

Pogba pranon kalimin te PSG, por me një kusht kryesor

Merkatoja e verës po afrohet gjithnjë e më shumë, dhe zërat për të ardhmen e lojtarit sa vijnë e shtohen. Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba është një prej tyre. Për francezin përflitet për një largim të mundshëm nga “Old Trafford” në fund të këtij sezoni. Shkak për këtë mendohen të jenë marrëdhëniet jo të mira të lojtarit me trajnerin Jose Mourinho.

Edhe pse sa herë aktivizohet lojtari tregon vlerat e tij. Rastin më fundit e dha në derbin kundër Manchester City, ku ishte vendimtar me 2 golat e tij në përmbysjen e rezultatit. 2-3. Për të ardhmen e tij kanë shkruar mediat franceze, duke iu referuar burimeve pranë klubit  parizien. Sipas “Parisunited.net”, sulmuesi francez ka shprehur gatishmërinë për t’u transferuar te Paris Saint-Germain.

Por më një kusht; që nga “Parc Des Princes” të mos largohet Neymar. Për brazilianin mendohet se do të kalojë te Reali i Madridit, që prej kohësh duan shërbimet e tij, që kur sulmuesi luante te rivalët e Barcelonës. Një tjetër lojtar i gatshëm për t’u larguar nga Manchester United ështe edhe Anthony Martial, ku edhe ky i fundit mund të ndjekë gjurmët e Pogba për të zbarkuar në Paris.

Gjithmonë sipas kësaj medie franceze që citojnë edhe ato britanike, Pogba i kontaktuar nga PSG i ka bërë më dije drejtuesve të klubit që pranon të kalojë në Paris vetëm nëse qëndron Neymar: “Vi, por vetëm nëse qëndron Neymar” kjo është fjalia e saktë që ish-lojtari i Juventusit i ka komunikuar shoqërisë pariziene. Nga ana tjetër te klubi parizien do të ndodhin të tjera ndryshime përsa i përket stolit. Sipas raportimeve më të fundit, Thomas Tuchel do të jetë trajneri i ri i skuadrës, dhe gjithçka do të varet edhe nga preferencat e gjermanit.

Related posts

De Vrij: I dëshpëruar që po largohem në këtë mënyrë

Q.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Kukësi mposht “Ujqërit e Dëborës” në duelin e parë gjysmëfinal

Delo.autor

Shqipëria turpërohet në basketboll, ndeshja përfundon si në “playstation” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment