Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Fabregas i jep 3 pikët Chelsea-t ndaj Swansea (VIDEO)

Chelsea ka ringjallur shpresat për një vend mes katër të mirëve teksa, ka arritur të mposhtë Swansea City me rezultatin e ngushtë 1-0 në Liberty Stadium duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat. Ishte një ndeshje aspak e lehtë për vizitorët ndaj një Swansea që sidomos në pjesën e dytë luajti shumë mirë por pa arritur të gjejë golin e barazimit.

 Chelsea e nisi menjëherë me gol ndeshjen teksa Cesc Fabregas në minutën e 4’, siç ka edhe numrin e fanellës, arrin të zhbllokojë rezultatin me ndihmën e Eden Hazard. Pas pushimit ndeshja u bë më e bukur pasi Swansea filloi të dilte më tepër në sulm në kërkim të barazimit ndërsa Blutë e Londrës kishin më shumë hapësira në kundërsulm.

Raste për të shënuar kishte nga të dyja anët por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit. Swansea padyshim do të dalë nga fusha i zhgënjyer duke parë volumin e madh të lojës që zhvilloi në pjesën e dytë ndërsa Chelsea vazhdon ecurinë e mirë në kampionat dhe do të shpresojë deri në fund për një vend mes katër më të mirëve.

Related posts

Allegri fiton “Stolin e Artë”: Tranjeri i ka uruar të gjithë, përveç Sarri-t

Sadik.Autor

SFIDON ME FANELLËN E DJALIT TË MALDINIT/ Buffon: Tani po pres nipërit dhe mbesat… (VIDEO)

Delo.autor

“ISHTE NJË NDESHJE POZITIVE PAVARËSISHT HUMBJES NDAJ ANGLISË”/ Reja: U treguam luftarakë, do të ishit kritikë edhe po të…

Delo.autor

Leave a Comment