Futboll

Real Madridi, Keylor Navas dhe mrekullia e Champions-it

Keylor Navas po përjeton në Madrid njëlloj drite qiellore. Në fakt, çdo vit është i njëjti. Ai e fillon çdo sezon, sikur të duhej të falënderonte të qënit portier i skuadrës më të mirë në botë, por në fund janë të tjerët, që përfundojnë duke e falënderuar atë si portier i Real Madridit. Ne jemi tani në atë fazë, në të cilin mrekullia “Keylor” fillon të jetë një realitet.

Kampionët, pa dyshim, janë ilaçi që i përshtatet më së miri fanellës së bardhë. Paraqitja e tij ndaj PSG-së, së pari, dhe ndeshja në Torino, në Champions, i ka heshtur përfundimisht kritikët, të cilët duhet të kthehen në “fole”, derisa ai të “varë dorashkat në gozhdë”. Dhe stuhia e kritikave ndaj tij këtë sezon kanë qenë më të shumta se më parë. Në muajin janar, sidomos, me lajmet që vunë në dukje ardhjen e portierit Kepa.

E vërteta është se Champions-i është konkurrenca, në të cilën Keylor është në kulmin e më të mirëve. Numrat e tij nuk i kalojnë ato të Oblak dhe Ter Stegen, por konkurron me rivalët e tij. Në këto tri edicionet e fundit të Ligës së Kampionëve, ai ka pësuar 0.86 gola për lojë, me këtë mesatare që është 0.85 për Ter Stegen dhe 0.63 për Oblak.

Dueli është në Europë, por në La Liga, Keylor nuk është në gjendje ta mbajë ritmin e rivalëve të tij. Në këto tri sezonet e fundit, Navas është më keq se sa portierët e Atlético Madridit dhe Barcelonës. Ai ka luajtur 83 ndeshje dhe ka pësuar 85 gola, ose 1.02 gola për lojë. Mesatarja e gjermanit është 0.73 gola për lojë, ndërsa ajo e sllovenit është 0.54 gola për lojë.

Nuk ka dyshim se Keylor Navas gjithmonë përsërit të njëjtën kurbë, çdo sezon. Ai nuk e fillon më së miri, por nga muaji mars, që përputhet me raundet europiane, fillon të ngrejë një mur në portën e Real Madridit. Dy Champions-it e fituar radhazi nga “Los Blancos” nuk janë rastësi…

Related posts

TË ARDHURAT NGA STADIUMET/ Ja 10 ekipet që arkëtojnë fitime të majme nga shitja e biletave

Delo.autor

BILANCI NEGFATIV/ Barcelona duhet të arkëtojë 124 milionë euro nga merkato, ja futbollistët që pritet të shiten

Delo.autor

Igli Tare e konfirmon, Stefan De Vrij nuk largohet në janar

Q.Autor

Leave a Comment