Futboll Sport

Renditja/ Kukësi blindon vendin e dytë, Teuta “kap” Vllazninë. Luftëtari parakalon Laçin

Java e 29-të ka qenë një javë e mbushur me ngjarje. Tashmë është zyrtarizuar lufta për mbijetesë e Kamzës.Ndeshja e javës mes Teutës dhe Vllaznisë ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të bregdetarëve.

Të dyja ekipet janë me nga 33 pikë dhe do të zhvillojnë një betejë të fortë deri në fund. 34 pikë është Kamza që u mund nga Skënderbeu, megjithëse pretendoi për një penallti në fund. Flamurtari ka dalë nga kriza me një fitore pas 2 muajsh në Lushnje.
renditja
0-2 ishte nje fitore qetësie për vlonjatët që gjithësesi janë aty dhe një fitore javës që vjen ndaj Teutës i çon në luftë për Evropë. Ndeshja e javes në Kukës mes Kukës dhe Partizanit përfundoj me rezultatin 4-0 në favor të verilindorëve.

Guri ishte heroi takimit me 3 gola të shënuar. “Të kuqtë” i janë larguar shumë vendit të dytë. dhe do të luftojnë për ta mbajtur atë pozicion pasi Luftëtari dhe Laçi janë aty. Gjirokastritët bën rokadë në renditje me Laçin sepse e mundën në fushën e tyre 2-1. Ky kampionat ka shumë të panjohura, përveç njërit, shumë shpejt Skënderbeu do të jetë kampion.

Related posts

Brazili shkëlqen në miqësore dhe gjen një “yll” të ri, Ikardi pa busull te Argjentina (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARIZOHET MARRËVESHJA/ Etrit Berisha rinovon me Hacken

F.autor

“SVEN, MOS JE I ÇMENDUR?” Eriksson zbulon si dështoi transferimi i bujshëm i Beckham

Delo.autor

Leave a Comment