Futboll

Roma “ndihmon” Barça-n me dy autogola, katalanasit me një këmbë në gjysmëfinale

 

Barcelona nuk e ka pasur të vështirë të kalojë Roma-n në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League duke vendosur një këmbë në gjysmëfinale pas rezultatit 4-1 në Camp Nou. Roma luajti mirë gjatë pjesës së parë duke rrezikuar disa herë portën katalanase teksa vendasit nuk e nisën mirë dhe ishin shumë të ngadaltë në krijimin e aksioneve sulmuese.

 Me kalimin e minutave Barça përmirëson lojën e saj por duhej një autogol i pafat i Daniele De Rossi që në tentativë për të larguar topin që po shkonte drejt Messi-t e fut në portën e tij. pas pushimit Roma ndëshkohet nga një tjetër autogol i pafat, këtë herë ishe greku Manolas nga shumë pranë vijës fatale.

Ky ishte autogoli i pestë në favor të katalanasve në këtë sezon të Champions League, vetëm Messi ka më shumë (6). Pak minuta pas golit të dytë, ishte Pique ai që trefishoi rezultatin teksa ndodhet në vendin e duhur në kohën e duhur.

Barça menaxhoi mirë minutat e mbetura dhe nuk i la shumë hapësira Roma-s të rifutej në lojë por një moment mjaftonte që Dzeko të tregonte pse është një nga qendërsulmuesit më në formë të Evropës kur shënoi golin e nderit dhe të shpresës në minutën e 80’. Por Suarez rivendosi avantazhin e trefishtë me golin e tij të parë në Champions League për këtë sezon.

Related posts

Kombëtarja, Roshi: “Me Norvegjinë, përballje mes të barabartëve!”

Sadik.Autor

ANALIZA/ “Galaktikët” e Real Madrid fitojnë kur s’kanë topin

Delo.autor

“SKANON” DEBATET E VËSHTIRA ME TRAJNERIN CONTE/ Marotta: Janë pjesë e lojës…

Delo.autor

Leave a Comment