Futboll

Rrëfehet futbollistja shqiptare që po “çmend” rrjetin: Shkodra shquhet për femrat…

Mbrojtësja dhe kapitenia e Vllaznisë së Shkodrës, Erida Bajrakurtaj, ka tërhequr vëmendjen e mediave jo vetëm për lojën e saj si futbolliste, por mbi të gjitha për bukurinë dhe format fizike.

Lidhur me këtë gjë, ajo ka dhënë një intervistë për AFP, ku rrëfen disa gjëra për veten e saj.

Erida, si lindi pasioni juaj për futbollin?

E kam pasur ëndërr që e vogël futbollin. Edhe kjo ëndërr filloi të rritej më shumë çdo ditë, që kur nisa karrierën si profesioniste. Babai ishte edhe shtysa më e madhe për mua, në këtë karrierë.

Në Shqipëri, futbolli i femrave nuk është edhe aq i njohur, ndërkohë që misioni juaj edhe si pjesë e ekipit kombëtar, çfarë qëllimi ka në këtë sport kaq popullor dhe të dashur kudo në botë?

Futbolli i femrave, përditë e më shumë, po përhapet në Shqipëri dhe besoj se do të kemi shumë suksese në të ardhmen.

Jeni e lumtur pas disa viteve karrierë, mbi zgjedhjen tuaj mbi futbollin, apo e zhgënjyer?

Jam shumë e lumtur që kam zgjedhur këtë sport! Nuk jam ndjerë asnjëherë e zhgënjyer, sepse karriera ime do të vazhdojë edhe më gjatë, besoj. E dashuroj këtë sport…!

Nuk është e lehtë për një vajzë shqiptare të ndjekë ëndrrën e saj për të vazhduar karrierën në futboll, duke qenë se ky sport në vende disi konservatore si Shqipëria, konsiderohet më tepër sport për meshkuj. Apo jo?

Futbolli është si çdo sport tjetër, që e luajnë meshkujt dhe femrat. Të ndjekësh ëndrrën është gjëja më e bukur, pavarësisht ku jeton. Megjithëse çdo gjë ka vështirësitë e veta, por me përkrahje e me pasion arrihet çdo gjë.

Cilët janë njerëzit që ju përkrahin më tepër në karrierën tuaj si futbolliste?

Familja është ajo që më përkrah në çdo hap timin. Po të mos kisha përkrahjen dhe dashurinë e tyre, nuk do isha sot kjo që jam. Prandaj, falënderoj zotin që e kam!

Vllaznia në futboll për meshkuj, ka disa vite që rrezikon rënien. Ndërsa në futbollin e femrave, është kampione. A mendoni se tani janë femrat krenaria e Shkodrës, duke qenë se edhe bashkia e qytetit drejtohet nga një femër?

Femrat gjithmonë kanë qenë krenaria e Shkodrës, jo vetëm në sport, por edhe në fusha të tjera si art, politikë etj. Megjithatë, edhe ekipit të Vllaznisë së meshkujve, i uroj të ketë gjithmonë fitore, ashtu siç kanë vajzat e Vllaznisë.

Përveç futbollit, cilat janë pasionet apo angazhimet e tjera?

Një tjetër pasion imi, përveç sportit dhe udhëtimeve, është dhe modelingu. Megjithatë do ia lë kohës. Angazhime të tjera kam shkollën, palestrën. Pjesën tjetër të kohës e kaloj me familjen dhe shoqërinë.

Cili është idhulli juaj në jetë?

Idhull kam veç të dashurin tim. Vetëm atë kam në sytë dhe zemrën time. Përveç tij, s’kam idhull tjetër.

Së fundmi, ambiciet dhe ëndrrat tuaja si futbolliste, sidomos në përfaqësimin me Kombëtaren, cilat janë?

(Qesh) ëndrrat ?! Pothuajse gjysmën e ëndrrave i kam të plotësuara, pasi zemrën dhe jetën e kam plot. Faleminderit zotit! Sa i takon ambicieve, do të punoj me shpirt që dhe ekipi Kombëtar të jetë gjithmonë kampion! Pasi me dëshirë dhe vullnet arrihet çdo gjë.

Keni tërhequr shpesh vëmendjen e mediave apo portaleve për paraqitjen. Ju konsiderojnë si sportistja më e bukur në Shqipëri…

I falënderoj shumë mediat dhe portalet, që më kanë konsideruar si sportisten më të mirë në Shqipëri! Kanë një falënderim të veçantë nga ana ime, por nuk besoj se ka shumë rëndësi se cila është sportistja më e bukur në vendin tonë, sepse sporti nuk është konkurs bukurie. Por vlerësoj maksimalisht, çdo vëmendje që i kushtohet futbollit të femrave, apo edhe sportit në përgjithësi. Sa më tepër të pasqyrohet sporti, aq më tepër besoj se kjo shkon në dobi të shoqërisë sonë. Kjo të paktën ndodh edhe në vendet e zhvilluara.

Related posts

ABSURDE/ Shansi i fundit për SON: MEDALJE E ARTË që t’i shpëtojë USHTRISË

Isa.Autor

Vjen më në fund momenti i Grezdës/ Xherard e aktivizon titullar në pozicionin e preferuar

Isa.Autor

ASISTOI GOLIN E DYTË TË INTERIT/ Bastoni: E kishim provuar prej shumë kohësh, Konte më tha pas ndeshjes se…

Delo.autor

Leave a Comment