Futboll Sport

Ruggeri: Messi nuk duhet të luajë më për Barçën, por të nisë punën për Kupën e Botës

Oscar Ruggeri ka fituar titullin botëror me Argjentinën në vitin 1986 dhe tani jep një këshillë për “yllin” e kësaj përfaqësuese Leo Messi…

“Nuk duhet të luajë më me Barcelonën, duke qenë se ata e kanë fituar titullin, – tha ish-trajneri. – Messi duhet t’i marrë leje klubit për të mos u aktivizuar në ndeshjet e kota dhe të përqendrohet vetëm te Argjentina.”

“Kur u shpallëm kampionë të Botës në Meksikë qëndruam 65 ditë bashkë për t’u përgatitur,” – tha ish-mbrojtësi i Real Madrid.

“Duhet t’i telefonoj Sampaoli dhe t’i them që mos merret me asgjë tjetër por të nisë të përqendrohet te Argjentina dhe te Kupa e Botës,” – deklaroi ai./Telesport

Related posts

Roma nuk ia rinovon kontratën, lojtari i njohur pranë transferimit te Chelsea

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Denoncon Labëria, ja pse Flamurtari rrezikon të humbasë dy ndeshje në tavolinë…

Delo.autor

E PADËGJAUR MË PARË/ Lojtari i Chelsea punëson trajner personal për të rifituar vendin e titullarit

Delo.autor

Leave a Comment