Futboll Sport

RUSI 2018/ Angli, federata i bën “bllok” bashkëshorteve dhe të dashurave të futbollistëve

Kupa e Botës që do të luhet në Rusi këtë verë, do të jetë një rast për të parë në fushën e lojës yjet me të mëdha të futbollit ndërkombëtar. Një spektakël i garantuar, brenda dhe jashtë fushës.

Veçanërisht në tribuna, aty ku do të jenë “ËAGS”-et (ëives and girlfriends of sports – bashkëshortet dhe të dashurat e sportit) e shumëpritura, që do të ndjekin partnerët e tyre. Por jo të gjitha do të kenë mundësinë ta bëjnë një gjë të tillë.

Federata Angleze e Futbollit, në fakt, nuk do që “ËAGS” të shkojnë pas lojtarëve. Kështu, të dashurat dhe gratë e yjeve të Anglisë janë të pakënaqura dhe mund të vendosin të protestojnë.

Siç ka bërë të ditur “The Sun”, federata angleze ka vendosur të mos paguaj shpenzimet e “ËAGS”-ave të futbollistëve që do të luajnë në Rusi. Federata e ka marrë një vendim të tillë për të shmangur çdo shpërqendrim për Kane me shokë.

Madje, duket se të dashurat dhe bashkëshortet janë ndalur të takohen me lojtarët jo vetëm në ditën e ndeshjes, por edhe në atë paraardhëse dhe pasuese. Kështu, lojtarët e Southgate do të jenë të blinduar dhe familjet e tyre do të jenë të detyruara të qëndrojnë në hotele të ndryshme dhe larg skuadrës.

Ky qëndrim nuk është pëlqyer as nga lojtarët dhe as nga partneret e tyre, të cilat duhet të shpenzojnë një shumë të përafërt me 12 mijë euro për të ndjekur Botërorin në krah të parterëve futbollistë.

Gjithashtu, ato do të ishin të detyruara të qëndronin në hotele shumë larg atij ku do të qëndrojë kombëtarja e Anglisë: Rebekah Vardy, gruaja e sulmuesit të Leicester, Jamie Vardy, dhe Kate Goodland, e fejuara e Kane, për shembull, kanë zgjedhur një sistemim 30 minuta larg partnerëve të tyre.

Related posts

AROMË RINOVIMI TE MILANI/ Stefano Pioli kuqezi deri në vitin…

F.autor

JO VETËM BOMBER TEK TOTTENHAM/ Mourinho e bën Harry Kane edhe mjeshtër të…

Delo.autor

KOSOVA VAZHDON SUKSESIN NË LOJRAT OLIMPIKE/ Ja kush ka fituar më shumë medalje në “Minsk 2019” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment