Futboll

“S’do të më zë gjumi” – Pique tallet me Zidane

Gerard Pique është tallur kur është pyetur për korridorin e nderit, të cilin ka pak mundësi që Real Madridi t’ia bëjë Barcelonës në El Clasicon e radhës, duke thënë se nuk do ta zërë gjumi natën.
Qendërmbrojtësi spanjoll nuk ka mundur të rezistojë pa e thumbuar rivalin më të madh të klubit katalan, Real Madridin, transmeton Gazeta Express.

“Nuk do të më zë gjumi sonte”, është përgjigjur Pique kur u pyet pas fitores ndaj Leganes mbrëmë për korridorin e nderit.

Pique ndoqi qëndrimin e trajnerit të vet, Ernesto Valvderes, duke shmangur çdo pyetje në lidhje me korridorin e nderit.

E gjitha që i intereson Barcelonës në këtë moment është të fitojë pikë mjaftueshëm për ta siguruar edhe një titull tjetër në ligë.

Zidane tha dje se Real Madridi s’do t’ia bëjë korridorin e nderit Barçës, dhe se ky është vendimi i tij.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/pique-per-korridorin-e-nderit-qe-reali-s-do-t-ia-beje-barcelones-s-do-te-me-ze-gjumi-521531/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts

ARMANDO BROJA NË QENDËR TË VËMENDJES/ Dy klubet e Bundesligës interes konkret! Chelsea kërkon 20 mln euro

F.autor

ZYRTARE/ Kontratë 3-vjeçare, ish-sulmuesi i Kukësit firmos akordin me skuadrën e…

Delo.autor

Hazard apo Neymar? Ja kë duan tifozët e Realit për të qenë trashëgimtari i Ronaldos

Isa.Autor

Leave a Comment