Futboll Seria A Sport

SERIA A/ Fillon sprinti për një Champions League, tre ekipe në garë për dy vende…

Dy vende për tre ekipe, kur mbeten edhe katër ndeshje për të luajtur. Roma, Lazio dhe Inter, të renditura sipas klasifikimit, synojnë arritjen në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe duket se do të jetë një “sprint” që ka nevojë për foto-finish…

Roma, e cila ka 67 pikë, do të presë Chievo dhe Juventus në “Olimpico”, ndërsa në transfertë do të luajë kundër Cagliari dhe Sassuolo.

Lazio, që gjithashtu ka 67 pikë, do të luajë jashtë fushe kundër Torinodhe Crotone, ndërsa në fushën e saj do të presë Atalanta dhe Inter, në javën e fundit të kampionatit, një atë që ka të ngjarë të jetë një finale për në Champions.

Inter, në kuotën e 66 pikëve, një më pak se ekipet e kryeqytetit, para ndeshjes finale kundër Lazio në “Olimpico”, do të presë Juventus dhe Sassuolo, si dhe do të luajë në transfertë ndaj Udinese.

Sprinti ka nisur…

Related posts

Bonucci “alramon” Milanin/ Mbrojtësi italian ka gjasa të largohet…

Sadik.Autor

“FITORJA MNE ÇEKINË…”/ Gjimshiti: Kemi tifozët më të mirë në botë

F.autor

LIVE/ Tottenham-Ajax, Të pandalshëm talentët holandez. Shtylla i mohon golin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment