Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Candreva: Me Juven nuk mund të gabojmë, të fitojmë edhe për tifozët

Duhet të luftojë për një vend titullari me francezin e talentuar Yan Karamoh i cili e ka ulur në stol në 2 ndeshjet e fundit të Serisë A, megjithatë për Antonio Candrevën pak rëndësi ka se kush luan e rëndësishme është që Interi të mposhtë Juventusit dhe të fitojë derbin e Italisë të shtunën në mbrëmje në San Siro.

“ Ka një javë rresht që e thotë Brozovic, mezi po presim momentin që të luajmë këtë supersfidë e cila është shumë e rëndësishme për objektivat tonë. Juventusi në vitet e fundit është skuadra më e fortë në Itali, madje edhe në Europë ka bërë shumë mirë. Do të kemi përballë një Juve të nevrikosur që do të kërkojë me çdo kusht tre pikët por edhe ne duam fitoren pasi dëshirojmë të shkojmë në Champions League dhe nuk kemi rrugë tjetër. Nuk mund të gabojmë asgjë. Do të japim maksimumin për të arritur objektivin tonë, edhe unë personalisht duam të jap diçka më shumë nga vetja për të shkuar në Champions League”.

San Siro do të jetë i tejmbushur për derbin e Italisë dhe Candreva beson se me tifozët Interi mund tia dalë.

“ Ne duhet të falenderojmë tifozët tanë sepse San Siro ka qenë i mbushur plot gjatë gjithë sezonit. Na kanë përkrahur gjatë gjithë vitin dhe këtë sfidë ne duhet të fitojmë për vete por edhe për tifozët.

Related posts

“NUK DUHET TË NDODHTE”/ Dechamps komenton momentin e himnit….kërkova falje

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LAZIOS/ Allegri: Rikthimi i Pogbasë dhe tre arsye për afrimin e Caceres

Delo.autor

FILLIM ZHGËNJYES NË COPA AMERIKA/ Humbja me Kolumbinë, çudit Lionel Messi

Delo.autor

Leave a Comment