Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Mirabelli: Jemi të përgatitur për çdo vendim të UEFA-s

Nuk kanë fund problemet për Milanin. Gjithsesi ai që mban të qetë ambientin dhe tifozët kuqezi është drejtori sportiv i “Djallit”, Massimiliano Mirabelli. 49-vjeçari deklaroi se klubi është gati dhe se i ka idetë e qarta për të përballuar çdo problem që mund të vijë nga UEFA.

Drejtuesi i klubi nga Milanello pohoi se pavarësisht situatës së krijuar, të gjithë po punojnë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Ai theksoi se lojtarë si Suso, Donnarumma e të tjerë, pavarësisht se kërkohen nga shumë ekipe, nuk është e thënë se do të largohen nga klubi.

Mirabelli shtoi se janë në pritje të një vendimi nga UEFA, por për çdo situatë që mund të krijohet, ata i kanë idetë e qarta se si do të veprojnë. Më herët, Marco Fassone tha se sanksionet janë të pashmangshme, por shpreson që ato të jenë të pranueshme.

Related posts

Roma nuk dorëzohet, beson tek përmbysja e rezultatit me Liverpoolin

Sadik.Autor

Leonardo: Ndaj Piatek ishte penallti e pastër, ja pse nuk luajti Kessie

Delo.autor

FORCË DHE TOPIN NË GJAK/ Ja kush është 20-vjeçari i Milanit që ka shtangur në…180 minuta

Delo.autor

Leave a Comment