Futboll La Liga Sport

Shansi i fundit i Gareth Bale te Real Madridi

Gareth Bale nuk po gjen paqe. Ai as që e di çfarë do të bëhet me të. Te Reali, nuk bind dhe me mënyrën se si gjërat kanë shkuar, klubet e tjera stepen që të investojnë tek ai. Sikur kjo të mos mjaftonte, paguhet shumë dhe kushton po ashtu shumë dhe në këtë periudhë të fundit është dëmtuar prapë…shumë. E gjithë kjo do të thotë hezitim.

E vetmja gjë e sigurt është testi i fundit, 2 ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve kundër Bayern Munchen. Aty uellsiani duhet të tregojë se sa vlen dhe se e meriton që të jetë titullar te “Galaktikët”. Edhe pse trajneri Zinedine Zidane më shumë priret që ta shesë në verë.

Interesant është fakti se klubi bavarez ka shfaqur interesim për 28 vjeçarin në janarin e shkuar. Por sipas tabloidit gjerman “Bild”, edhe gjigantët bavarezë nuk e kanë më interesin e dikurshëm. Dhe kjo sepse Bale nuk ofron garanci si investim. Kartoni i tij kushton shumë, por problemet fizike që ka pasur tregojnë që është një risk i madh investimi për të, pavarësisht talentit.

Bale në La Liga ka qenë në fushë në 21 takime dhe vetëm në 7 prej tyre ka luajtur 90 minuta. Në Champions nuk ka qenë shumë i preferuar nga trajneri francez. Ai ka pak kohë të bindë Zidane-n që ta aktivizojë. Në të kundërt, nuk ka zgjidhje tjetër veç largimit. Kontrata e futbollistit përfundon në vitin 2022.

Kur ai erdhi te Reali në 2013, shikohej si pasardhësi i Cristiano Ronaldo-s. Presidenti Florentino Perez pagoi 101 milionë euro dhe synimi tani do të jetë që të përfitojë nga shitja e tij afër 90 milionë eurove. Përveç kësaj rroga e futbollistit është 15 milionë euro në sezon. Shpenzime mjaft të larta. Klube ka të gatshme për të harxhuar aq, por si fillim Bale duhet të rikthehet ai i zakonshmi. Në të tillë situatë, a do të arrijë mesfushori me tipare sulmuese që të shkëlqejë dhe t’u tregojë si Realit, ashtu edhe klubeve të tjera të interesuara si United, Liverpool, Tottenham apo Bayern se ai është ylli që u duhet me patjetër? Dy ndeshjet gjysmëfinale do ta tregojnë (gjithnjë nëse luan).

Related posts

McGregor: Dua sfidën ndaj Khabib, për titullin dueloj edhe për disa qindarka

Sadik.Autor

ËSHTË LOJTARI MË I URRYER/ Shikoni si tifozët kundërshtarë godasin me monedha futbollistin e njohur (VIDEO)

Delo.autor

EGNATIA DHE DINAMO NGRITËN KUPAT/ Presidenti Duka: Duhet t’iu bëjë krenarë ky sukses, më gëzon fakti që…

Delo.autor

Leave a Comment