Futboll Seria A

“Shifra e çmendur” e klauzolave të De Laurentiis, Napoli një thesar

Në Spanjë klauzolat janë të çmendura, teksa janë të shumtë lojtarë që për t’u lënë të lirë duhet të paguajnë 500 milionë euro. Në Itali në të shkuarën nuk praktikohej shumë, por tani kjo gjë ka ndryshuar dhe Napoli është një nga klubet që po i aplikon në masë. Në të shkruarën Cavani kishte një klauzolë prej 31 milionë eurosh, kurse Lavezzi 64 milion. Së fundmi është shtuar edhe një tjetër detaj: klauzolat vlejnë vetëm për klubet jashtë vendit.

De Laurentiis nuk dëshiron të përforcoje rivalët në Serie A dhe e mori këtë vendim që pas transferimit të  Gonzalo Higuain te Juventusi për 94.7 milionë euro. Kësaj klauzole i ka shpëtuar Jose Maria Callejon, i cili rinovoi para se të nisnin tratativat për sulmuesin argjentinas. Për spanjollin klauzola është 23 milionë euro dhe në këtë mes mund të përfitojë Milani, pasi ka të njëjtin menaxher me portierin Reina, që nga vera do t’i bashkëngjitet kuqezinjve. Edhe për teknikun Sarri klauzola vlen edhe për Italisë, pasi kushdo në periudhën 2-31 maj mund të derdhë në arkat e klubit shumë e 8 milionë eurove për të pasur trajnerin.

SHIFRA E ÇMENDUR – Nëse në klub vijnë ofertat për t’u paguar klauzolat e lojtarëve, De Laurentiis do të arkëtonte plot 407 milionë euro, një shifër goxha e lartë. Disa nga mbrojtësi e ekipit kanë klauzola të larta, teksa për Elseid Hysajn duhen paguar 50 milionë euro nga klubet jashtë Italisë që ta bëjnë tyrin. Raul Albiol ka një klauzolë prej 8 milionë eurosh, ndërkohë që edhe Chiriches, i cili nuk luan rregullisht, disa javë më parë nënshkroi deri në vitin 2022 dhe klauzola është e njëjtë me atë të Hysajt.

Maksimovic është një tjetër lojtar që “ngroh stolin” dhe klauzola e tij kap shifrën e 55 milionë eurove. Variabël e ka klauzolën Faouzi Ghoulam dhe varet nga klubi që e kërkon atë. 30 deri në 65 milionë euro lëviz klauzola e mbrojtësit, por pretendohet të shitet 70-80 milionë euro, me PSG-në që është në derë.

Hamsik dhe Jorginho nuk kanë klauzola dhe në bisedimet mes palëve për rinovimin e kontratave është kërkuar që të vihet shifra e 100 milionë eurove, e konsideruar shumë e lartë. Amadou Diawara dhe Allan gjithashtu nuk kanë një shifër në kontratë për t’u larguar. Margo Rog (60 milionë euro) dhe Piotr Zielinski (65 milionë) mund të lihen të lirë për shumë e 125 milionë eurove dhe për këtë të fundit interesohen gjermanët e Bayern Munchen.

Me Insigne ka një “pakt burrëror” dhe konsiderohet një flamur i ekipit, ndaj nuk ka klauzolë, kurse Mertens e ka për shumën e 28 milionë eurove. Belgu nuk duhet harruar se është 31 vjeç. Së fundmi po punohet për të arritur një marrëveshje me sulmuesin polak Milik, i cili ka pasur shqetësime të shumta prej dëmtimeve dhe klubi pret të përfitojë nga shërbimet e sulmuesit, për të cilin janë paguar 32 milionë euro.

Related posts

DEKLARATA TRONDITËSE/ Ish-lojtari i INTERIT: FUTBOLLI më ka SHKATËRRUAR

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Triumfi me “manita” i Spanjës, ja kush është zgjedhur njeriu i ndeshjes nga UEFA…

Delo.autor

Pep Guardiola njihet për punën me lojtarët e rinj/ Këta janë 5 talentet premtues të Manchester Cityt

Sadik.Autor

Leave a Comment