Futboll Seria A Sport

Shkëlqeu kundër Juventusit, De Laurentis: Hysaj nuk preket

Nuk është vetëm një ndeshje që tregon vlerat e Elseid Hysajt, por e gjithë eksperienca dhe minutazhi që ka luajtur në të gjitha kompeticionet me Napolin, thuajse i pazëvendësuar në asnjë rast.

Hysaj555

Mirëpo, 90-minutëshi i fundit me Juventusin, ku mbrojtësi i Kombëtares ishte i jashtëzakonshëm edhe ndaj bardhezinjve, ka bërë që në klub të rrisin vlerësimet për të. Këtë herë është vetë presidenti De Laurentis që ka ngritur zërin.

“Il Matino”, prestigjiozja napolitane ka bërë me dije se numri një i klubit ka vendosur veton për disa prej lojtarëve si Hysaj, Kulibali, Mertens dhe Insinje, kjo katërshe, e cila është edhe më e kërkuara, do tentohet të mbahet sa më gjatë nga De Laurentis, sigurisht me tentativën për të rinovuar dhe për t’iu rritur secilit klauzolën e largimit. Hysaj ka klauzolë prej 50 milionë eurosh.

Related posts

LIVE/ Bylis-Laçi. Mbyllet ndeshja, rezultati 2-0

Delo.autor

TRANSFEROHET NË “CAMP NOU”/ Barcelona konfirmon blerjen e re me një video

Delo.autor

Di Maria parashikon ndryshime të mëdha te Paris SG

Sadik.Autor

Leave a Comment