Futboll Premier League Sport

Shpërthen Salah: Kjo që po më bëjnë është një fyerje e madhe

Është lojtari i momentit, të gjithë flasin për të dhe ai po përgjigjet në mënyrën më të mir ëtë mundshme në fushën e lojës: duke shënuar dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë. Është Momo Salah, ylli i Liverpool, i cili ka shpërthyer falë ndihmës dhe skemave të Klopp.

Në pritje të ndeshjes së kthimit me Roma-n në Champions League, Salah ka përfunduar në qendër të vëmendjes për një arsye tjetër, që ka të bëjë me të drejtat e tij të imazhit dhe kombëtaren e Egjiptit. Ai e ka udhëhequr drejt Kupës së Botës, por federata nuk po e shpërblen në mënyrën e duhur.

Problemi qëndron te përdorimi i papërshtatshëm e imazhit të lojtarit nga ana e federatës. Gjithmonë dhe më shpesh Salah shfaqet me fanellën e Egjiptit për një seri reklamash dhe zhvillimesh komerciale pa autorizimin e tij. Salah e ka shprehur pakënaqësinë e tij në rrjetet sociale: “Fatkeqësisht, trajtimi që po më bëjnë është një fyerje e madhe, prisja më shumë”.

Futbollisti ka drejtuar gishtin nga Federata Egjiptiane e Futbollit, edhe pse nuk ka përmendu emra, por është e qartë se pakënaqësia e tij është drejtuar nga atdheu i tij. Edhe menaxheri i lojtarit, Ramy Issa, është shprehur shumë i zemëruar me federatën që e përdor imazhin e lojtarit pa i kërkuar leje vetëm sespe ai është një lojtar i kombëtares. “Çdo ditë shihen reklama dhe lajmërime që nuk janë të autorizuara”.

Në një nga këto, Salah shfaqet në avionët e “Egypt Air” për të reklamuar shërbimin e ri të internetit të kompanisë shtetërore telefonike. Ndërkohë, Salah ka nënshkruar një marrëveshje personale me “Vodafone”.

Ministri i Sportit, Khaled Abdel-Aziz, ka qenë i detyruar të ndërhyjë për të zgjidhur këtë çështje, që ka vënë në rrezik edhe pjesëmarrjen e lojtarit në Kupën e Botës, në shenjë proteste. Ministri ka zhvilluar një mbledhje urgjente me drejtuesit e federatës: “Mund të siguroj, – ka thënë ministri, – se do ta ndihmojmë Salah të respektojë të gjithë marrëveshjet që ka me sponsorët e tij në Angli. Do të plotësojmë kërkesat e lojtarit dhe të menaxherit të tij”.

Related posts

Neymar në Madrid? Thiago Silva jep shpresa për transferimin

Q.Autor

Higuain si Ibrahimovic, vuan mallkimin e trofeve të mëdhenj

Q.Autor

Southgate OPTIMIST: “Futbolli do të kthehet në shtëpi? Në fillim e ka radhën…

Isa.Autor

Leave a Comment