Futboll Seria A Sport

Shtohen pretendentët për talentin e Cagliarit

Nicolo Barella është një nga talentet më premtues në Serinë A, teksa po shkëlqen këtë sezon me Cagliarin. 20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, jo vetëm në Itali, por edhe jashtë, teksa spikatin Interi, Milani, Napoli, Liverpooli, dhe Tottenhami.

Zikaltrit e Spallettit janë ata që kanë bërë hapa konkretë në drejtim të tij, teksa kanë kërkuar informacion zyrtar te presidenti i Cagliarit, për mundësitë e transferimit.

Ky i fundit është një tifoz i zjarrtë i Interit, ndaj edhe zikaltrit ndihen disi të favorizuar në këtë tratativë, ndonëse për të marrë shërbimet e Barellas, duhet të paguajnë minimalisht 20 milionë euro.

Nga ana tjetër, së fundi është Liverpooli i Klopp që kërkon t’i prishë punë zikaltërve, pasi ka bërë një ofertë zyrtare prej 20 milionë eurosh, për të blerë kartonin e Barellas.

Related posts

“PËRFUNDIMI I NJË EPOKE”/ Eksodi i emblemave të Atl.Madrid, Simeone: “Jam krenar për të larguarit!”

F.autor

Higuan shpalos objektivin: Ja çfarë dua të arrij me Juventusin

Sadik.Autor

CONTE E DO ME ÇDO KUSHT NË EKIP/ Juventus futet në garë për objektivin e “Zikaltërve”…

Delo.autor

Leave a Comment