Champions League Futboll

S’ka gola në Mynih, kualifikohet Bayern

Bayern Munich kualifikohet për në gjysmëfinalet e Champions League, pasi ka eliminuar Sevilla.

Sfida në “Allianz Arena” u mbyll 0-0 dhe bavarezët vazhdojnë më tej në saj të fitores 2-1, të arritur në mesjavën e kaluar në Spanjë.

Sevilla nuk arriti të shënojë në portën e Ulrich, teksa tentativa e Correa u ndal në shtyllë, por as Bayern, i cili në fundjavën e kaluar u shpall kampion i Gjermanisë, nuk bëri mjaftueshëm për të fituar ndeshjen.

Sevilla, që në raundin e kaluar eliminoi Manchester United, del me kokën lart nga Champions, ndërsa Bayern vazhdon të mbajë gjallë ëndrrën e “tripletës” nën drejtimin e Jupp Heynckes, si në vitin 2013.

Sevilla e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë, pasi në minutën e fundit shtesë Correa doli me karton të kuq.

Krahas titullit, të siguruar pesë ndeshje para fundit, bavarezët do të luajë në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë kundër Leverkusen dhe në gjysmëfinalen e Champions League, ku kundërshtari do të mësohet pas shortit të ditës së premte.

Related posts

MERR FUND MAKTHI PËR SANTOS/ Klubi legjendar brazilian rikthehet në Serinë A

F.autor

Lajm i madh për ekipin kuqezi, ja kush po rikthehet te Milani

Sadik.Autor

“TURQIA KA LOJTARË ME EKSPERIENCË”/ Trajneri De Biasi: Pikat e dobëta? Tingëllon e çuditshme, por ata kanë…

Delo.autor

Leave a Comment