Futboll Sport

Spaleti nuk heq dorë nga Champions-i: Koha po skadon, tregoni zemrën!

Edhe sot kundër Kievos do ekzistojë vetëm një rezultat për Interin, fitorja, për të qëndruar në garë për Ligën e Kampionëve e për t’u afruar te sfida kundër Juventusit më të qetë. “Skuadra është në një moment të kampionatit ku duhet të japë diçka më shumë, – komentoi Luçiano Spaleti . Interi duhet të dijë se Kievo di t’i menaxhojë shumë mirë këto vështirësi të klasifikimit. Galjardini? Pa të nuk do ndryshojmë taktikisht, lojtarë që mund luajnë mesfushorë kemi të ndryshëm: Kandreva, Kanselo, Shkrinjar. Por më vjen keq për Roberton. Kur rikthehet? Duke parë integritetin e tij fizik dhe cilësinë e stafit tonë, mund të kthehet edhe më parë se ndeshja e fundit”.

NXITJE – Ndeshja në transfertë është një problem? “Tani nuk mund të shtyhet asgjë: çdo problem që del duhet ta zgjidhim në të njëjtën ndeshje. Situata individuale? Rafinja po rikuperon formën optimale, kur stërvitet ditën pas ndeshjes vjen në ‘Appiano’ për të zhvilluar gjithë seancën. Vesino dje është stërvitur mirë, mund të luajë nga fillimi. Dhe mirë madje”. Gara për Champions-in do jetë e vështirë: “Nuk kemi asgjë më pak, përveç një pike, krahasuar me romanët. Jemi Interi, kjo është pikë plus për ne”.

GABIME- Momenti i sezonit është vendimtar, nuk ka më vend për gabime. “Por po arrijmë një ekuilibër në paraqitje, – nënvizon trajneri zikaltër . Duhet të jemi gjithmonë kërkues me vetveten e të jemi të gatshëm për të pranuar gabimet”. Brozoviç po shfaqet më “i urtë”: “Marselo ndonjëherë tregon se nuk arrin ta menaxhojë personalitetin e tij; ka gjetur megjithatë një ekuilibër e mund të na japë atë që nuk ka nxjerrë në pah deri tani. Ka ende shumë potencial”.

KËRKUES – nteri ka 7 pikë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të kampionatit të kaluar: “Gjithmonë duhet kërkuar rritja, futbollistët që ndodhen këtu kanë punuar gjithmonë me seriozitet, klubi e drejtuesit janë gjithmonë prezentë, janë hedhur disa baza të rëndë- sishme për të ardhmen: aspekt thelbësor, kështu nuk duhet rinisur gjithçka nga e para sezonin e ardhshëm. Jam i bindur se kemi zhvilluar një kampionat pozitiv, pavarësisht nga si do jetë klasifikimi final. Nëse shkojmë në Champions, megjithatë ka disa avantazhe të shkëlqyera: më shumë para, më e lehtë të investohet…”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Dy mesfushorë drejt largimit nga Partizani, Esat Mala arrin akordin me…

Delo.autor

E BUJSHME/ Ylli i BAYERN pranë transferimit në ITALI, shkak bëhet trajneri bavarez

Isa.Autor

“Ai është trajneri më i dështuar i historisë së Premier League, Rashford nga ai do të mësonte si të humbiste”

Q.Autor

Leave a Comment