Futboll Seria A Sport

IGLI TARE piketon zëvendësuesin e De Vrij te “Lazio”

Lazio po vijon punën për të siguruar një vend në zonën Champions, ndërsa Drejtori Sportiv, Igli Tare po përgatit merkaton e sezonit të ardhshëm.

Qendra e mbrojtjes është shqetësimi i shqiptarit, që kërkon të sjellë një futbollist me eksperiencë për të zëvendësuar holandezin De Vrij, i cili po luan takimet e fundit me bardhekaltrit.

Së fundi në objektiv të Tares ka përfunduar mbrojtësi uruguaian i Atleticos së Madridit, Diego Godin. 32-vjeçari është një nga pikat më të forta të formacionit të Simeones, por kontrata e tij është në skadencë dhe klubi madrilen nuk ka ndërmend t’i ofrojë rinovimin, pasi mosha e tij nuk premton për më gjatë.

Nga ana tjetër, edhe vetë Godin do ta mirëpriste një transferim në Itali, pasi te Lazio do të mund të siguronte një kontratë 3-vjeçare, para se të mendonte për t’i dhënë lamtumirën futbollit.

Related posts

ZYRTARE/ Pas dëmtimit të Maignanit, Milan arrin marrëveshjen me portierin Mirante. Ja detajet e kontratës…

Delo.autor

“SVEN, MOS JE I ÇMENDUR?” Eriksson zbulon si dështoi transferimi i bujshëm i Beckham

Delo.autor

TRONDITET BARCELONA/ Katalanasve i dëmtohet lojtari kryesor i ekipit, do të mungoi…

Isa.Autor

Leave a Comment