Futboll

Tjetërsimi i pronave, Renato Malota vetëdorëzohet në policinë e Lezhës

Prej ditësh ishte në kërkim policor futbollisti lezhjqan i Vllaznisë, Renato Malota. Ai është vetëdorëzuar tashmë pranë organeve hetimore.

Burime për “Star Plus” bëjnë me dije se Malota i është drejtuar policisë së Lezhës për të sqaruar qëndrimin e tij në lidhje me skandalin e tjetërsimit të pronave te “Rana e Hedhun”, që ka dërguar prapa hekurave shumë zyrtarë lokalë, por edhe vetë kryebashkiakun Fran Frrokaj.

Renato Malota është shpallur në person në kërkim nga policia, pas vendimit përkatës të Gjykatës së Lezhës dhe pretencës së Prokurorisë, ndërsa ka pranuar të vihet në dispozicion të organeve të hetimit dhe të sqarojë pozicionin e tij.

Te Vllaznia mbesin me shpresën për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve të tij dhe lojtari t’i bashkohet ekipit në stërvitje, duke qenë se konsiderohet një nga shtyllat e qendrës së mbrojtjes dhe përbën një element me shumë portencial për mbijetesën e kuqebluve në Superiore.

Related posts

BULLGARI-KOSOVË/ “Dardanët” shënojnë golin e fitores në minutën e 90 (VIDEO)

Delo.autor

NUK FITONTE PREJ 1 SHTATORIT/ Costa dhe Joao Felix rikthejnë Atleticon te suksesi

Delo.autor

Lemar te Atletico Madrid, arrihet marrëveshja

Sadik.Autor

Leave a Comment