Futboll Sport

Transmeton online programet e Sky Sports, gjobitet 50,000 €

Wasaq Rasheed është gjobitur me 50,000 euro pasi ka transmetuar në një faqe “live-streaming” një ndeshje të Sky Sports.

Ai është shpallur fajtor pasi ka thyer rregullat e transmetimit online në mënyrë ilegale të dy kanaleve të Sky Sports. Faqja quhet IPTVdonations.com, e cila lejon përdoruesit të transmetojnë drejtpërdrejtë ndeshjet për t’u parë nga të tjerët.

Justifikimi i tij për shkeljen e rregullit? Ai është shprehur se nuk e ka kuptuar se çfarë kanali kishte krijuar. Por gjykata nuk ishte dakord me deklaratën e tij.

Shikimi dhe ndarja e transmetimeve ilegale online është diçka e zakonshme tashmë, por çështja e Rasheed me siguri do të trembë shumë përdorues të tjerë që shfaqin në mënyrë ilegale programet e Sky Sports.

Në faqen e kompanisë, Sky ka deklaruar se është i vendosur të mbrojë investimet multi-milionëshe në transmetimin e programeve sportive.

Futbolli është i bukur, por jo aq i bukur sa për t’u gjobitur 50,000 euro.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Spanjë-Ishujt Faroe. Rezultati 3-0

Delo.autor

ANALIZON RIVALËT PËR SEZONIN E RI/ Mbrojtësi Bonucci: Do të jetë një kampionat i bukur, kujdes nga ata të dy…

Delo.autor

Manchester United dominon elitën e Europës, Napoli kalon Milan dhe Inter

Sadik.Autor

Leave a Comment