Futboll Sport

Tronditet Flamurtari, Shpëtim Duro nuk është largimi i vetëm

Flamurtari ka marrë një goditje tjetër para ndeshjes me Teutën. Trajneri Shpëtim Duro dha dorëheqjen pas eliminimit në Kupën e Republikës nga skuadra e Skënderbeut. Administratori Sinan Idrizi mendoi që t’i besonte pankinën e klubit deri në fund të sezonit ndihmësit, Jeton Beqiri. Lajmi i fundit që vjen nga Vlora bën me dije se zëvendëstrajneri nuk e ka pranuar këtë pozicion dhe kuqezinjtë duhet të gjejnë një alternativë tjetër për stolin. Atij iu afrua ky pozicion, pas largimit të trajnerit Duro. Numri një i klubit, Sinan Idrizi, mendoi t’i besonte ekipin deri në fund të sezonit, por ishte vetë Beqiri që e refuzoi.

“E kam shumë të vështirë, por më duhet të deklaroj largimin. Dua t’i falënderoj të gjithë për atë çfarë kalova te Flamurtari. U kërkoj falje edhe tifozëve dhe drejtuesve për dy muajt e fundit”, – u shpreh ai në lidhje me këtë vendim të tij. Beqiri është një njohje e vjetër e trajnerit Duro, pasi kanë punuar së bashku dhe në kampionatin maqedonas me ekipin e Shkëndijes. Fakti që janë bashkëpunëtorë prej vitesh mund të jetë një tjetër arsye e këtij mospranimi.

Kjo situatë fut në tension ekipin vlonjat para ndeshjes me Teutën, pasi ekipi është pa trajner. Administratori Sinan Idrizi duhet të mendojë një zgjidhje emergjente dhe ka mundësi që skuadra të stërvitet nga Luan Birçe dhe Petraq Bifsha. Numri një i stolit duhet të mendojë për pasuesin e Duros, pasi ekipi ka mundësi të kapë Evropën përmes kampionatit dhe është thuajse e pafalshme që bregdetarët të ngrenë flamurin e bardhë.

Jeton Beqiri ka eksperiencë dhe si trajner i parë, pasi ka drejtuar Shkëndijën për një periudhe të shkurtër kohore, ndërsa ka drejtuar dhe në Kosovë. Duro dhe Beqiri punonin te Flamurtari që nga sezoni i kaluar, pasi e morën bashkë projektin e klubit të vlonjatëve.

Related posts

“Bomba” tjetër nga Spanja: Kane dhe Pochettino, te Reali sezonin e ardhshëm

Q.Autor

E FUNDIT/ Qeveria jep dritën jeshile për rifillimin e kampionatit, Premier League përgatitet të rikthehet në fushë…

Delo.autor

Luajti ndeshjen e fundit me Luftëtarin/ Abazaj mesazh emocionues: Kemi qenë si vëllezër, familje e madhe

Sadik.Autor

Leave a Comment