Futboll Sport

U dëmtua, sulmuesi i Partizanit humbet sezonin

Partizani nuk po kalon një moment aspak të mirë në kampionat, pasi humbja e fundit ndaj Skënderbeut i ka larguar të kuqtë edhe më shumë nga gara për vendin e tretë q kishin si objektiv në këtë sezon futbollistik. Por, si për të rënduar edhe më shumë situatën në këtë fund sezoni, te Partizanin problem po kthehen edhe dëmtimet.

Para ndeshjes me Skënderbeun, ishte portieri Alban Hoxha në dyshim, pasi vuante nga një problem shëndetësor dhe është vendosur vetëm në minutat e fundit për aktivizimin e tij. Ndërsa gjatë ndeshjes, sulmuesi Lukas Kardozo pësoi një dëmtim të rëndë në gju dhe luajti vetëm pak minuta në fillimin e takimit, para se të dilet me barelë.

Futbollisti ka bërë p[paraqitje pozitive në ndeshjet e fundit dhe kishte arritur të siguronte edhe një vend titullari. Por, tashmë trajneri Dalipi duhet të bëjë pa të në gjashtë ndeshjet e mbetura të sezonit.

Related posts

Rokeri i famshëm stërvitet në kompleksin e Bajernit, drejtuesit i dhurojnë fanellën me numrin e djallit

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Mediat spanjolle zbulojnë arsyen pse RONALDO refuzoi MILANIN dhe PSG-në

Isa.Autor

SUPER SFIDA NDAJ “BARDHEBLUVE” NË “AIR ALBANIA”/ Kukësi publikon çmimet e biletave, ja sa kushtojnë

Delo.autor

Leave a Comment