Futboll

UEFA e dënoi me bindje të plotë, Prokuroria pezullon hetimin ndaj Skënderbeut

Pezullimi vjen menjëherë pasi UEFA, me siguri të plotë penalizoi me 10 vite dhe një milion euro gjobë Skënderbeun.
 Autoritetet vendase janë munduar gjatë kësaj periudhe të grumbullojnë materiale dhe prova të ndryshme, nisur edhe nga të dhënat e vëna në dispozicion nga FSHF-ja nëpërmjet raporteve të UEFA-s, por pa rezultat.

Pezullimi vjen menjëherë pasi UEFA, me siguri të plotë penalizoi me 10 vite dhe një milion euro gjobë Skënderbeun.

Disa muaj më parë, Prokuroria mori në pyetje lojtarë, trajnerë dhe drejtues të skuadrës korçare në lidhje me dyshimet e ngritura për fiksim apo paracaktim rezultatesh, akuzë që vinte paralelisht me atë të grupit të strukturuar kriminal.

Ky është një proces që ka zgjatur rreth dy vite dhe, me sa duket, të gjitha raportet e UEFA-s apo edhe deklaratat e lotjarëve nuk kanë siguruar asnjë provë për Prokurorinë, që të kthehet në akuzë për lojtarët, drejtuesit apo klubin korçar.

Për këtë arsye, së fundi Prokuroria ka vendosur që të kërkojë informacion edhe nga disa shtete të ndryshme, ku ndodhen kompani ndërkombëtare bastesh të cilësuara si të dyshuara, e sipas UEFA-s mund të jenë luajtur këto ndeshje që janë në raporte.

Pritet informacion nga Indonezia, Malajzia, Malta dhe disa vende të tjera të lindjes, për ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare të zbardhura nga sistemi “BFDS” i UEFA-s në raportet e paraqitura.

Related posts

STARTON BUNDESLIGA ME BAYERN MUNICH-HERTHA BERLIN/ “Bavarezët” nisin një epokë të re (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

RISI TEK SHQIPËRIA/ Edi Reja rikthen në Kombëtare portierin që luajti me… Italinë

Delo.autor

“NE SHKOJMË PËRBALLË KASTRIOTIT ME OBJEKTIVA TË QARTË”/ Trajneri Dede: Do jemi të papërmbajtshëm kur të…

Delo.autor

Leave a Comment