Futboll

UEFA me kërkesa shtesë për stadiumin e Prishtinës

Ajo që zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kishin frikë se do të ndodhte gjatë inspektimit që do t’i bënin zyrtarët e UEFA-s stadiumit të qytetit të Prishtinës ndodhi.

Inspektorët e UEFA-s, Nicolaus Marshall dhe Breacher Joachim, dukeshin pozitiv gjatë inspektimit që ia bënë të mërkurën stadiumit që po rinovohet tash dy vjet gati.

Nuk komentuan para mediave për punët që janë bërë deri tash e as ato që duhet të bëhen, shkruan sot KD.

Por larg syve të mediave, Marshall dhe Joachim paraqitën kërkesat e tyre për ndryshimet që duhen bërë në stadiumin e Prishtinës, në mënyrë që ato të jenë të pranueshme.

Kërkesat ia paraqitën Federatës së Futbollit të Kosovës dhe MKRS-së, si financuesja kryesore në këtë punë.

Gazeta ka mësuar disa nga kërkesat që zyrtarët e UEFA-s i bënë gjatë ditës së mërkurë. Kërkesat e tyre kishin të bënin me hapësirën në të cilën do të lëvizin mediat, si dhe me përshpejtimin e punimeve, në mënyrë që testimi i të gjitha punëve të bëhet sa më parë që të jetë e mundur.

Related posts

MESFUSHORI KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Milan tenton ta blindojë, i bën ofertën faraonike Calhanoglu mbi rinovimin

Delo.autor

BASHKË QË BANKAT E SHKOLLËS/ Ja çelësi i martesës së suksesshme të Andi Lilës dhe partneres së tij (FOTO)

Delo.autor

Musolli: 200 ndeshje? Dua të bëhem “Totti i Kukësit”

Sadik.Autor

Leave a Comment