Futboll Sport

UEFA ”shtyn” supersfidën, Superiorja e ka një plan për fundjavën

Në fundjavë luhen ndeshjet e javës së 31-të të Kategorisë Superiore, dhe tashmë ka një program për takimet e radhës. Në fakt ende nuk është zyrtarë nëse ndeshja Skënderbeu-Kukësi do të luhet ditën e premte, kjo për shkak se të enjten korçarët do të kenë seancën e radhës në Apelin e UEFA-s në lidhje me akuzat për trukime dhe disa prej lojtarëve do të merren në pyetje. Nisur nga kjo, ndeshja mund të shtyhet për ditën e hënë, por akoma nuk ka një vendim përfundimtar.

Të shtunën luhen dy takime dhe janë mjaft të rëndësishme për vendin e tretë. Partizani shkon në Lushnjë dhe fitorja është detyrim, kurse në Gjirokastër zhvillohet një finale për Europën. Flamurtari do kërkojë të rifutet në garë për Europën dhe një triumf me Luftëtarin do të shtonte mundësitë dhe optimizmin në kampin vlonjat. Fitorja e fundit me Teutën ka rikthyer buzëqeshjen, por nga ana tjetër bluzinjtë po kalojnë një moment të mirë dhe kërkojnë me ngulm të realizojnë objektivin sezonal për të luajtur në kualifikueset e Europa League.

Të dielën luhen dy ndeshjet e fundit, të dyja në të njëjtin orar, pasi luajnë tre ekipet që garojnë për qëndrimin në elitë. Teuta pret Kamzën në shtëpi dhe fitorja shihet si objektivi i vetëm i durrsakëve, që momentalisht kanë tre pikë më pak se skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj. Në Shkodër Vllaznia përballet me Laçin dhe kuqeblutë e drejtuar nga Ernest Gjoka janë nën presion. Pas humbjes me Luftëtarin, nuk lejohet më hap fals, por edhe për Laçin mund të jetë “treni” i fundit për Europën, ndaj skuadra e Mezanit do kërkojë të largohet nga “Loro Boriçi” me pikët e plota. /EDS/

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 31
E premte, 27 prill 2018
19:00 Skënderbeu-Kukësi

E shtunë, 28 prill 2018
16:00 Lushnja-Partizani
16:00 Luftëtari-Flamurtari

E diel, më 29 prill 2018
19:00 Teuta-Kamza
19:00 Vllaznia-Laçi

Related posts

TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Ja motivi i Cardiffit për shmangien e detyrimit 17 milionë euro

Delo.autor

ACAROHET TRAJNERI PËR…/ Ancelotti: Kundër Interit nuk u respektua protokolli, ndoshta…

Delo.autor

KRIZA TEK REAL MADRID/ Ekipi i Zidane udhëheq kampionatin, ja ekipet ende të pamposhtura

Delo.autor

Leave a Comment