Futboll Seria A

Vijne paratë, Milani merr frymë. Tani rriten shpresat për një marrëveshje me UEFA

Do të vijë nga Kina, nga presidenti Yonghong Li, bonusi prej 11 milionë Eurosh, që është edhe kësti i parë për Milanin, në kuadrin e planit për shtimin e kapitalit të klubit. Pas disa ditësh, Marco Fassone do t’i prezantojë UEFA-s, planin e plotë për të marrë miratimin e fondit për të programuar projektin e së ardhmes të klubit. Në shtëpinë e kuqezinjve gjithsesi ka optimizëm për këtë rast. Përmirësimi i buxhetit dhe premtimi për planin gjysmëvjetor, sugjerojnë një takim më pak të vështirë se sa mund të ishte parashikuar disa muaj më parë nga drejtuesit e Milanit dhe UEFA-s, me masat që priten të mos jenë aq penalizuese për klubin milanez.

Gjithçka kjo edhe prej rritjes së të ardhurave nga stadiumi si dhe të drejtave televizive apo dhe fitimit të Kupës së Italisë. Nga ana tjetër është edhe mbështetja e e pakushtëzuar e Elliott. Një nga gjërat që shqetësonte më shumë UEFA-n ishte vazhdimësia e koorporatës. Një vazhdimësi që Elliott e garanton dhe e garanton edhe në Nyon. Pjesa tjetër është në dorën e Adiminstratorit të Deleguar, Marco Fassone dhe në aftësinë e klubit për të prezantuar një program të mirëfillte dhe të sigurtë për të ardhmen. Ndërkaq, në ambientin e brendshëm, situata për momentin është nën kontroll.

Yonghong Li ka respektuar në kohë dhe ka derdhur paratë e nevojshme në shtëpinë e Milanit për të mbyllur sa më mirë sezonin. Deri këtu ndër të tjera, pa kërkuar këste shtesë nga Elliott, për të refuzuar disa propozime, të konsideruara ekonomikisht penalizuese, për rifinancimin e borxhit me bazë nga Amerika. Në muajt e ardhshëm, Li duhet të depozitojë edhe këstet e tjera për shtimin e kapitalit. Gjithmonë e ka bërë dhe është e ligjshme të mendohet që do të vazhdojë ta bëjë. Por ndjesitë janë që do të procedohet hap pas hapi, duke i zgjidhur problemet me radhë. Kështu që tashme gjithçka i mbetet në dorë te UEFA, gjithçka kalon nga aty.

Related posts

Hyka si Agolli/ Panuçi “djeg” kapitenët. Habi me mosgrumbullimin e Gurit

Isa.Autor

Kjo është FOTO-ja e fundit e Astorit që ndërroi jetë sot. Po nisej drejt…

Q.Autor

SERIE A/ Atalanta merr një pikë të artë ndaj “Zonja e Vjetër”, Inter mposhtet me “poker” dhe rrezikon Champions-in

Delo.autor

Leave a Comment