Futboll La Liga Sport

Ylli i ri heziton t’i bashkohet Realit, arsyeja do t’ju befasojë

Real Madridi ndihet mirë që ka arritur të blejë një talent si braziliani Vinicius, i cili do të bëhet zyrtarisht pjesë e skuadrës pas muajit korrik. Dhe kjo sepse ai mbush 18 vjeç e në bazë të rregullores së FIFA-s ka të drejtë që të firmosë me një klub si profesionist.

Gjasat janë të mëdha që ai me të hedhur firmën në kontratë, do të rikthehet që të luajë me ekipin tij Flamengo i huazuar, deri në përfundim të kampionatit brazilian të futbollit.

Megjithatë, ndërsa çdo adoleshent tjetër do të ishte më i lumtur se kurrë që të mund të ishte futbollist i Real Madridit, Vinicius nuk është.

Dhe arsyeja nuk ka të bëjë me ndonjë klub tjetër, që zemra e tij e do. Jo, talenti brazilian ka frikë. Frikë nga terrorizmi, frikë se mos ai në kryeqytetin spanjoll bëhet viktimë e ndonjë sulmi të mundshëm. Adoleshenti është mjaft i shqetësuar nga shtimi i sulmeve terroriste në të gjithë Evropën.

“Jam i shqetësuar nga ndonjë akt terrorist sepse unë nuk e di se çfarë të bëj, ku të vrapoj. Ky nuk është një problem që unë mund ta parashikoj. Është mjaft e vështirë.”

Vinicius e pranon se ai ka pasur një rini të vështirë. Në periferitë e Rio de Zhaneiros ka dhunë nga bandat e ndryshme dhe pasi firmosi për Realin, gjëra e parë që bëri ishte që të largonte familjen e tij nga lagjja e rrezikshme, në një vend më të sigurt.

“Ky është një nga vendimet më të mira që unë kam bërë në jetën time. Kam jetuar për 13 vite në São Gonçalo. E di se sa e vështirë është që të jetosh atje. Kam parë shumë episode të sulmeve me armë sepse jetoja afër një favele. Kisha frikë për vëllanë, për çfarë mund t’i ndodhte atij. Ëndrra e shumë njerëzve si mua, që jetojnë në një qytet të varfër është që të lëvizin në një vend më të mirë, me kushte më të mira”

Related posts

ARSENAL NË KËRKIM TË STOLIT/ “Topçinjtë” piketojnë si drejtuesin e ri të ekipit…

Delo.autor

KRASNODAR-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” kërkojnë fitoren e parë në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TALENTI PREMTUES/ I pabesueshëm, fenomeni Vinicius Junior i shpjeguar në shifra

Isa.Autor

Leave a Comment