Bundesliga Futboll

Zbulohet misteri me Mavrajn, shqiptari u pezullua për sinqeritetin e tij

Karriera e Mërgim Mavrajt nuk do të ketë të ardhme me Hamburger-in dhe kjo kuptohet shumë qartë tashmë. Futbollisti është pezulluar nga drejtuesit e klubit dhe nuk po stërvitet më me ekipin e parë, por me ekipin e të rinjve. Shqiptari nuk grumbullohet as nga trajneri i të rinjve, pasi në verë kontrata e tij mbaron dhe nuk kanë asnjë përfitim prej tij. Shtatlarti i mbrojtjes do të largohet në merkaton e verës, por deri atëherë duhet të vuaj pezullimin nga ekipi i parë.

Trajneri Christian Titz deklaroi se e kishte pezulluar Mavrajn për gjendjen e tij fizike dhe se nuk e binde në formën që kishte treguar. Tekniku gjerman nuk e zbuloi arsyen e vërtetë, po ashtu as Mavraj nuk është prononcuar në lidhje me këtë vendim. Ai nuk ka folur as në mediet gjermane e as në ato shqiptare, pavarësisht këmbënguljes së Eduasportin.com për të sqaruar situatën. Lojtari i Kombëtares shqiptare nuk është pezulluar për shkak të formës së tij futbollistike, por për shkak të përplasjeve që kanë ndodhur mes tij dhe drejtuesve të klubit.

Mediet gjermane hedhin dritë mbi vendimin e trajnerit Titz dhe sqarojnë arsyen e vërtetë të pezullimit të shqiptarit dhe brazilianit Walace. Të dy futbollistët kanë dalë kundër trajnerit dhe e kanë etiketuar si të paaftë për të drejtuar ekipin e Hamburger-it. 31-vjeçari shqiptar dhe 23-vjeçari brazilian e kanë shprehur diçka të tillë dhe te drejtuesit e klubit dhe aty ka nisur i gjithë problemi me të dy.

Mavraj ka luajtur këtë sezon 17 ndeshje me ekipin gjerman, të gjitha si titullar, ndërsa ka qëndruar 6 herë në stol. Ai nuk po grumbullohet më nga trajneri i HSV-së, pasi rrugët janë ndarë mes tyre. Ekipi i HSV-së po kalon sezonin më të keq në gjithë historinë, pasi mund të bjerë nga Bundesliga për herë të parë. Në fakt, duket se nuk ka asnjë shpëtim për të.

Related posts

LUAJTI KUNDËR MILANIT/ Mbrojtësi shqiptar ishte më i miri i Veronës

Delo.autor

Atletico Madrid gati t’i japë 400,000 € në javë Griezmann për ta mbajtur larg Barça-s

Sadik.Autor

EUROPIANI U-21/ Spanja shpallet kampione, bie Gjermania

Delo.autor

Leave a Comment