Futboll Premier League Sport

Zgjerohet lista e kandidatëve, një kampion bote për Arsenalin

Fundi i sezonit mbyll aventurën e Arsene Wenger pas 22 vitesh tek Arsenali dhe drejtuesit e klubit londinez po punojnë për të gjetur një tjetër trajner që do të pasojë francezin. Emrat e lakuar se fundmi për ta pasuar janë disa, por në rrethin e ngushtë të kandidatëve potencial është shtuar edhe tekniku i Gjermanisë, Joachim Low. Lajmi vjen nga Anglia, teksa “The Times” shkruan se Low është i dyzuar për të zëvendësuar Wenger.

Në listën e bordit drejtues të Arsenalit janë edhe emrat e Luis Enrique, Diego Simeone dhe Patrick Viera, i cili edhe ka folur në lidhje me lajmet e dala, duke u shprehur se nuk e sheh veten gati, edhe pse kjo e nxit atë të punojë akoma më shumë që të tregojë që edhe si trajner mund të bëjë gjëra të mira. Sa i takon gjermanit, për momentin ai është i fokusuar te puna e tij me “pancerat” për të mbrojtur titullin e kampionit të Botës, së fituar në “Brazil 2014”.

Përfundimi i “Rusi 2018” do të zgjidhte shumë pikëpyetje reth të ardhmen së Low, emri i të cilit u lidh për disa kohë me Bayern Munchen, që së fundmi zgjodhi si pasues të Jupp Heynckes kroatin Niko Kovac. Tekniku aktual i Gjermanisë ka edhe dy vite kontratë me Federatën Gjermane të Futbollit. Ndërkohë duket se edhe kandidatura e Carlo Ancelotti-t po bie poshtë, pasi duket se do të pranojë të drejtoje Italinë, edhe pse është folur shumë se dëshiron shumë të rikthehet në Angli, ku më parë ka drejtuar anglezët e Chelsea. Italianët e tjerë që janë lidhur me Arsenalin janë Allegri dhe Sarri, madje janë parë si emra seriozë për të marrë drejtimin e londinezëve.

Related posts

DALIN DETAJE TË REJA/ SKANDALI i PËRDHUNIMIT, Ja sa PAGOI RONALDO për një….

Isa.Autor

Ramires në radarin e skuadrës nga Serie A

Sadik.Autor

2 TË VERDHA BRENDA NJË AKSIONI/ Shikoni kartonin e kuq që po çmend Italinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment