Futboll Sport

ZYRTARE/ Arsen Wenger largohet nga Arsenali pas… 22 vjetësh. Mesazhi i tij

​Arsenali ka konfirmuar se Wengeri do të largohet nga “Topçinjtë” në fund të sezonit aktual.

Arsene Wenger do të largohet nga Arsenali pas 22 vjetëve. Ai nuk do të jetë trajner i “Topçinjve” sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar klubi në sajtin zyrtar.

Wenger ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pran gjatë këtyre viteve.

Arsene Wenger: “Pas diskutimeve me klubin, ndjeva se është momenti i duhur për t’u larguar në fund të sezonit”.

“I jam mirënjohës që kam pasur privilegjin të shërbej për këtë klub për shumë vite. E kam menaxhuar me përkushtim. Dua të falënderoj stafin, lojtarët drejtorët dhe tifozët që e bënë special këtë klub”.

“I kërkoj tifozëve që të qëndrojnë pas skuadrës për të përfunduar sa më mirë. Për gjithë tifozët e Arsenalit, kujdesuni për vlerën ë këtij klubi”, ka thënë Wengeri. /Gazeta Express/

Related posts

Carvajal: Ai që nuk ka besim te ky ekip është i lirë të largohet

Q.Autor

“JU JENI KOMBËTARJA JONË”! FSHF me supermesazh për 459 heronjtë kuqezi të momentit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Teuta, Mbyllet pjesa e parë pa emocione në “Elbasan Arena”

Delo.autor

Leave a Comment