Futboll La Liga Sport

4 kartonë të kuq dhe 20 ndeshje pezullim, ky trajner nuk përmbahet…

Diego Pablo Simeone mban një marrëdhënie të tensionuar me kolektivin e arbitrave. Trajneri i Atlético Madridit i përjeton lojrat me intensitet të madh dhe në më shumë se një rast, protestat e tij janë dënuar me kartonë të kuq. Që nga ulja në stolit të Atleticos, Simeone është dërguar gjashtë herë jashtë lojës me kartonë të kuq dhe i kanë dhënë atij gjithsej 20 ndëshkime, prej të cilave, 10 ka ende për t’i përfunduar.

Kartoni i parë i kuq u shfaq për të nga Bjorn Kuipers, në finalen e Ligës së Kampionëve në Lisbonë, për një grindje me qendërmbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, pak minuta para përfundimit të shtesës. Dëbimi i ardhshëm erdhi tre muaj më vonë, në finale të Superkupës Spanjolle. Fernández Borbalan ishte arbitri i ndeshjes që i nxoti të kuqen. Në procesverbalin e tij pasqyrohet shënimi se “Simeone shkoi tek arbitri i katërt, e goditi atë me një dorë të hapur, në kokë, dy herë”.

Trajneri “rojiblanco” u dënua me 8 ndeshje pezullim, ndëshkimi më i rëndë që ai ka marrë në krye të Atletico Madrid. Ai i përfundoi 4 ndeshje pezullim në La Liga, por ka ende 4 ndeshje më shumë, që duhet t’i vuajë në Superkupën e Spanjës. Fernández Borbalan u kthye për ta përjashtuar Simeonen në të njëjtin sezon. Në javën e 32-të të sezonit 2014-2015, ai e nxori me karton të kuq për shkak protestash. Më pas, trajneri argjentinas u sanksionua me një ndeshje.

Në sezonin e ardhshëm, Mateu Lahoz i tregoi Simeones të kuqin, kur nga stoli i Atletico Madridit u hodh një top në fushën e lojës për të ndërprerë një sulm të Malaga. Arbitri nuk mundi ta identifikoje autorin e hedhjes së topit dhe shkarkimin e përgjegjësisë e bëri te trajneri, si kreu i stolit. Më pas mori tri ndeshje pezullim. Në këtë edicion, ka qenë Martinez Munuera, arbitri që ka pasur pluse dhe minuse me “El Cholo”.

Në çerekfinale të Kupës së Mbretit, ai u ndëshkua me të verdhë të dyfishtë. Arbitri pasqyroi në protokollin e tij se “trajnerit, para se të dëbohej me të kuq, iu tha të largohej nga afërsia e fushës së lojës, por ai erdhi tek unë për të më duartrokitur”. Ky formulim i kushtoi Simeones 3 ndeshje pezullim, që ai do të duhet t’i shlyejë sezonin e ardhshëm, në “Copa del Rey”. “Kapitulli” i fundit u shënua në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Europës, këtë sezon.

Francezi Clement Turpin e largoi atë me karton të kuq për qëndrime e reagime të zemëruara, uke protestuar ndaj vendimeve të tij. Ndëshkimi i imponuar nga UEFA është 4 ndeshje, prej të cilave një është përfunduar. Finalen e Lyon dhe dy angazhimet e para europiane të sezonit të ardhshëm do t’i humbasë trajneri i Atletico Madridit.

Related posts

SKENA TË FRIKSHME/ Tifozët SHQIPTAR godasin me SHISHE BIRRE lojtarin në fushë (VIDEO)

Isa.Autor

STADIUM MODERN/ Superiores i shtohet sezonin tjetër një impiant për ndeshje ndërkombëtare

Delo.autor

VLERËSIMI/ Paraqitja dinjitoze ndaj Romës, Kastriot Dermakun e mund vetëm super-Marashi

Delo.autor

Leave a Comment