Futboll Sport

A do të jetë Neuer në Botëror? Heynckes e ka përgjigjen

Trajneri i Bayern Munchen Jupp Heynckes beson se Manuel Neuer ka një mundësi të mirë për të qenë i pranishëm në Kupën e Botës. Edhe pse nuk ka luajtur që prej shtatorit, Heynckes beson se portieri do të jetë gati për t’iu bashkuar kombëtares gjermane në turneun rus.

Neuer është ende duke marrë vedet nga një dëmtim në këmbë që nuk e ka lejuar të zhvillojë më shumë se tri ndeshjet e para të kampionatit gjerman në fillim të këtij sezoni. Zëvendësi i tij Sven Ulreich ka bërë një paraqitje mjaft të mirë gjatë gjithë vitit përveç atij gabimi fatal në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League kundër Real Madrid.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Löë, ka përdorur në portë deri tani Marc-Andre ter Stegen të Barcelona-s, por ende nuk ka marrë një vendim për sa i përket numrit 1 të portës në Botëror. Neuer ka luajturnjë rol vendimtar për Gjermaninë në Botërorin e fituar katër vjet më parë dhe Heynckes beson se 32-vjeçari mund të rifitojë vendin e tij në skuadër.

“Gjërat duken mirë për Manuel. Qendroi në portë ndërsa po kryenim stërvitje në aksionet sulmuese të enjten dhe po bën pa problem gjithçka që një portier modern duhet të bëjë në fushën e lojës”, tha trajneri gjerman, që do të drejtojë Bayern edhe për dy ndeshje, kundër Stuttgart në Bundesliga dhe në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Frankfurt.

“Jam optimist që ai do të arrijë të marrë pjesë në kampin stërvitor të kombëtares. Javën e ardhshme do të dimë me siguri nëse do të jetë në gjendje të luajë në Berlin (finalen e DFB Pokal). Por nga ajo çka kam parë sot, kam besim”.

Related posts

ITALI-GREQI/ Autogoli i grekëve, “Azurrët” e De Biasit zhbllokojnë sfidën (VIDEO)

Delo.autor

EFEKTI RONALDO/ REALI ka një PROBLEM të madh, që kërkon zgjidhje “tani ose kurrë”

Isa.Autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Pritet një përballje e “luftuar” nga të dy ekipet në “Elbasan Arena” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment