Futboll Premier League Sport

Aguero mbyll merkaton: Nuk iki nga Manchester City!

Sergio Aguero ka zbuluar se ka pasur mundësinë të shkojë te Barcelona, por e refuzoi pavarësisht nga ftesa e mikut të tij më të mirë Lionel Messi për të luajtur bashkë në “Camp Nou”.

Shtypi anglez ka shkruar se argjentinasi ka pasur një bisedë me trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola dhe në momentin që e kuptoi se ishte në planet e spanjollit firmosi kontratën e re me këtë klub deri në vitin 2020, kur do të jetë 33 vjeç. Më pas, ndoshta do ta mbyllë karrierën atje ku e nisi, te Inidipendiente në Argjentinë.

Kohët e fundit është përfolur për një kalim të “El Kun” te Atletico Madrid ose Barcelona, por ai ka dalë para gazetarëve duke konfirmuar personalisht se ka plane të tjera.

“Në të kaluarën kam pasur mundësinë të luaj me Messi te Barcelona, por tani kjo mundësi ka perënduar sepse unë e refuzova. Ndoshta nuk do të jemi kurrë shok në klube, kjo edhe prej moshës tonë dhe prej vendimit tim për të qëndruar te Manchester City. As që më shkon ndërmend të largohem dhe do të bëj të pamundurën për të fituar Champions League me këtë skuadër që më ka dhënë gjithçka për të cilën ka nevojë një futbollist.”

Ndërkohë, Aguero është në garë me kohën për të qenë në “Rusi 2018” si pjesë e Argjentinës: “Mendoj se do të luajë dhe do të paraqitem mirë sepse kjo është hera e parë në pesë vitet e fundit që mund të fërkoj gjurin tim dhe të mos ndjejë dhimbje.”

Related posts

Rusi 2018/ Manchester City ekipi më i përfaqësuar, “kërcënohet” nga Real Madrid

Sadik.Autor

“TË HIQET NUMRI 19 NGA PARTIZANI”/ Mesfushori Telushi: Ju tregoj gabimin më të madh që kam bërë në karrierë

Delo.autor

SFIDA NDAJ SHKUMBINIT/ Trajneri Shehi ka në dispozicion vetëm 1 sulmues, Tirana në ankth nga COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment