Futboll Premier League Sport

Alexis Sanchez nuk është penduar për transferimin tek United

Alexis Sanchez ka zbuluar se nuk është penduar që iu afrua Manchester United, megjithëse sulmuesi kilian e ka përfunduar sezonin pa trofe.

Ish-goleadori i Arsenal kishte të sigurt një kalim te Manchester City verën e kaluar, si dhe gjatë janarit. Por eventualisht zgjodhi United, duke refuzuar dy titujt e City-t këtë vit.

29-vjeçari beson se United do të mbetet një nga klubet më të mëdha në Angli.

“Besoj se United është një ekip i madh në shkallë botërore, sidomos në Angli, ku është më i madhi.

“Këtu gjithmonë duan të fitojnë në të gjitha frontet, dhe kjo është arsyeja pse kam ardhur.

“Mendoj se United është si Barcelona. Një klub i madh që gjithmonë kërkon të fitojë trofe. Dua të përmirësohem në mënyrë që të fitojmë sa më shumë trofe.

“Akoam kemi vende ku mund të përmirësohemi. E kam pasur të vështirë të ambientohem dhe të njoh shokët e ekipit. Por nuk jam penduar që kam ardhur këtu.”

Related posts

COVID-19 I PRISH PUNË SULMUESIT SHQIPTAR/ Ja kur do të rikthehet tek Partizani Jasir Asani

Delo.autor

ËSHTË MË I MIRI NË BOTË SIPAS MARADONËS/ Ylli i Seria A injorohet nga një kontinent i tërë

Isa.Autor

Fillojnë largimet te Arsenali, Giroud drejt Fenerbahçes

Q.Autor

Leave a Comment