Futboll Seria A Sport

Allegri: Kemi nevojë për ekuilibër, nëse duam të ecim në rrugën e civilizimit

“Do të luajmë në një stadiumi të mbushur plot. Roma do të sigurojë pjesëmarrjen në Champions, ndërsa ne titullin. Vijmë nga një fitore e mirë në Kupën e Italisë, ndaj shpresoj ta mbyllim diskursin e “scudetto” në Romë. Iu thashë djemve: nëse doni një javë shtesë pushimi, nesër duhet të fitoni!”

Massimiliano Allegri është i qartë. Ai dëshiron të mbyllë gjithçka në “Olimpico”. Trajneri i Juventusit, në prag të ndeshjes vendimtare kundër Romës, gjithashtu, pati një përgjigje për presidentin e Napolit, pas fjalëve të kreut të klubit napoletan: “De Laurentiis? Unë nuk iu përgjigjem fjalëve të tij, ai mund të thotë atë që dëshiron, sepse është presidenti. Unë besoj se në futboll, si në të gjithë sektorët e jetës, kemi nevojë për ekuilibër, nëse duam të ecim në rrugën e civilizimit. Ne jemi përgjegjës për atë që ndodh jashtë. Ky është një hap i rëndësishëm”.

Lidhur me sfidën e radhës në kampionat, por edhe gjëra të tjera, Allegri nënvizoi më tej: “Djemtë fituan kupën e katërt italiane radhazi, çka përbën një arritje të madhe. Kush luan? Higuain dhe Dybala. Gonzalo ka qenë gjithmonë vendimtar. Buffon në stol, sepse kemi edhe Szczesny.

Douglas Costa? Duhet ta vlerësoj. Jemi mirë, ka entuziazëm. Gjithkush duhet të ketë dëshirën për të luajtur. Do të ketë një audiencë të mrekullueshme, si ajo romane. Ekipi verdhekuq ka bërë një Champions të shkëlqyeshëm, është i fortë dhe i trajnuar mirë.

Di Francesco? I dëshmoi vlerat e tij, është një nga trajnerët më të mirë në botë. Costacurta ka hapur mundësinë e krijimit të ekipeve të dyta” Unë jam në favor të kësaj: Është një pikë fillimi për rritjen e italianëve të rinj, që duhet të luajnë diku.

Napoli dhe Sarri? Juventusi kishte aftësinë për të qëndruar i qetë pas ndeshjes kundër Napolit, i cili ka bërë një sezon të mirë. Tri vitet e Sarrit kanë qenë një “kreshendo”, me një lojë shumë të këndshme dhe që ka merituar mjaft komplimenta. Mund ta tejkalojë rekordin e pikëve. Këtë sezon, sipas mendimit tim, Napoli është përmirësuar në disa aspekte.

Mancini, trajneri i ardhshëm i kombëtares italiane? Ai është një trajner, që ka fituar shumë. Unë besoj se është njeriu i duhur. Por, siç e dinë mirë ata që janë në pozita komanduese, vetëm trajneri nuk mund të zgjidhë gjithçka brenda një dite, një muaji, apo një viti”.

Related posts

Conte ‘trondit’ Chelsean, pret thirrjen e Perezit për t’ju bashkuar Realit

Q.Autor

GRIEZMANN DHE COST DREJT LARGIMIT/ Atletico hidhet në sulm për yllin e Seria A…

Delo.autor

Tifozja ruse lindi djalë kur shënoi Govolkin, ia vë emrin Alexander

Sadik.Autor

Leave a Comment