Albanian Stars Futboll Sport

“Arena Kombëtare” Rama: Hapja e dyerve, mbyll gojët e liga

Kryeministri Edi Rama thotë se është guxuar me projektin për stadiumin e Kombëtares Shqiptare.

“Gjithnjë kam dashur që të bëj ndryshime. Kam dashur të sjell gjëra të reja, të ndërtoj gjëra të reja dhe aty ku ka qenë e mundur edhe të guxojmë më shumë, falë edhe arkitektëve të njohur që kemi bashkëpunuar”, deklaroi ai.

Duke folur për “Exclusive” e transmetuar këtë të dielë në Top Channel, kreu i Qeverisë ngre disa pyetje.

“Pyetja është, ky stadium i ri që po ndërtohet, është më i bukur? A është më në harmoni me Tiranën që kemi?”, pyet Kryeministri.

Vetë i ka të qarta përgjigjet për këto pyetje, por thotë se në momentin që stadiumi do të hapë dyert, edhe kritikët e deritanishëm do të pajtohen me këtë.

“Unë jam i bindur që kur stadiumi të hapë dyert, të gjithë ata që e kanë kundërshtuar, në ratin më të mirë do të heshtin, në rastin më të keq do të thonë, “jo po që s’e kishim me këtë, jo s’e kishim me atë”, thotë Rama.

A po ndërtohet kjo vepër për “një grusht votash”?

“Veprat që i mbeten qyteteve, apo historisë së tyre nuk mund të jenë të lidhura me zgjedhjet. Mund të qëllojë të realizohen para zgjedhjeve dhe të japin efektin e tyre, por s’e besoj që shqiptarët e lidhin votën e tyre me një vepër këtu, apo atje. Shqiptarët janë shumë më të mençur nga sa i kujtojnë politikanët, apo gazetarët”, shtoi ai.

ERTV Live😊: Emisioni Exclusive i Top Channel, i kushtohet një vepre ekskluzive për nga arkitektura, struktura inxhinierike, zgjidhja urbanistike dhe impakti mbi një kryeqytet: ARENA KOMBËTARE😊🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 13. Mai 2018

Related posts

DËMTIMI I RËNDË/ “Ylli” i Man City sikurse nuk e keni parë asnjëherë (VIDEO)

Isa.Autor

United-Chelsea/ “Blutë” kanë fituar 3 nga 4 të fundit ndaj “Djajve”

Q.Autor

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo takohet me Antoine Griezmann

Sadik.Autor

Leave a Comment