Futboll Premier League Sport

Arrihet marrëveshja/ Trajneri Mauricio Sarri te Chelsea për 4 vite

Maurizio Sarri është vetëm një hap larg stolit të Chelsea-it. Roman Abramovich ka vendosur tashmë, do të jetë ish tekniku i Napolit pasuesi i Antonio Contes në stolin e Bluve të Londrës me këtë të fundit që pritet të shkarkohet zyrtarisht nga detyra pavarsisht suksesit në FA Cup.

Në orët e fundit agjentët e Sarrit, Pellegrini e Ramadani kanë takuar drejtuesit e Chelsea-it duke arritur marrëveshjen. Sarri do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën londineze nga e cila do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon, ndërkohë që i është premtuar një merkato e fuqishme dhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj mund të jetë dhurata e parë për Sarrin.

Kalimi i ish trajnerit të Napolit te Chelsea tashmë është vetëm çështje orësh, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i cili mund të vijë në orët ardhshme.

Related posts

BROJA “VRASËS” PARA PORTËS/ Tre gola dhe një asist në tre ndeshjet e fundit me Shqipërinë, vetëm…

Delo.autor

Hazard ton kërcënues: Kjo e pret Barcelonën në ‘Camp Nou’

Q.Autor

MBYLLET OPERACIONI/ Inter finalizon përforcimin nga Premier League, dalin shifrat e transaksionit

Delo.autor

Leave a Comment