Futboll Seria A Sport

Bëhet “pishman” për Interin, Sabatini mendon për Milanin

Nuk do të jetë Milani skuadra e ardhshme e Walter Sabatini-t. Hipoteza që po qarkullon ditët e fundit të mediat italiane dhe jo vetëm është hedhur poshtë nga vetë 63 vjeçari që për “Sky” ka deklaruar:

“Nuk e kam me nxitim, por dua të filloj përsëri. Unë ndjej një keqardhje të madhe pse jam larguar nga Interi. Pas Interit është e vështirë të mendosh për ndonjë gjë më të mirë.

“Milan? Mos mendo për mua. Këto janë hipoteza që do të duhej t’i kërkonit njerëzit e tjerë në Milano. Ka njerëz që punojnë atje, nuk dua të përfshihem. “-tha Sabatini.

Ish-drejtori sportiv i Romës dhe Inter-it mendohet si zëvendësuesi ideal i Massimiliano Mirabellin që është nën presion tek kuqezijtë, pasi këto të fundit nuk arritën objektivat.

Related posts

Sarkazma i kushton 1,000 € skuadrës italiane

Sadik.Autor

GJERMANIA E MBULUAR NGA KRITIKAT/ Low hidhet në kundërsulm: E mbani mend ku përfunduam?

Delo.autor

NJË TJETËR DUEL MESSI-RONALDO NË ARABI? Spanjollët janë të bindur për vendimin e argjentinasit

F.autor

Leave a Comment