Futboll Sport

Botërori 2018/ Gara për ‘Këpucën e Artë’ është një çështje e Bundesliga

Harrojeni Cristiano Ronaldon, lëreni Lionel Messin. Kur Kupa e Botës të përfundojë më 15 korrik në Moskë, historia sëbashku me bëmat më moderne, sugjeron se “Këpuca e Artë” e turneut do të merret nga një prej yjeve të Bundesliga. Statistikat e tre turneve të fundit flasin për kampionatin gjerman. Në vitin 2006, 2010 dhe 2014, sulmuesi i parë i turneut çdo herë ishte duke luajtur në Bundesliga ose do ta bënte atë në një datë të ardhshme. Ka disa emra që mund të shpallen golashënues, por në krye qëndron sulmuesi i Bayern Munchen dhe i Gjermanisë, Thomas Müller, por nuk përjashtohet ylli i Kolumbisë, James Rodriguez, duke e bërë atë të fitojë dy “Këpuca e Artë” radhazi. “Killeri” i fuqishëm polak Robert Leëandoëski kompleton podiumin e kandidatëve të Bayern duke shpresuar që Messi, Ronaldo dhe pjesën tjetër të qëndrojnë në hije.

Mbreti Klose

Aktualisht në krye të golashënuesve të të gjitha kohërave qëndron Miroslav Klose. Një lojtar i Werder Bremen kur Gjermania arriti gjysmëfinalen në shtëpi në vitin 2006, i dha fund këtij turneu si fitues i “Këpucës së Artë” me pesë gola. Sulmuesi i mrekullueshëm u shfaqu në Botërorin e katërt në “Brazil 2014”. Ish-ylli i Kaiserslautern, Bayern dhe Lazio e gjeti rrjetën në atë fitore 7-1 ndaj Brazilit për të qëndruar i vetëm si golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës me 16 gola.

Konkurrenti numër një: Thomas Müller

Ndeshjet ndërkombëtare: 90

Golat ndërkombëtar: 38

Megjithatë Klose tani ka një sfidues për atë trashëgimi të madhe: një Thomas Müller. “Thomas mund ta bëjë këtë, pasi ai tashmë ka dhjetë gola në Kupën e Botës. Nëse ai mund të qëndrojë i aftë, ai duhet të luajë të paktën dy turne të tjerë dhe merr penallti, të cilat kurrë nuk i lejohen”, shpjegoi Klose. Vetëm 20 vjeç, Muller ka shkëlqyer në kompeticionin e vitit 2010. Pesë golat e tij dhe tre asiste e ndihmuan që ai të fitonte çmimin përpara David Villa, Ëesley Sneijder dhe Diego Forlán – të cilët gjithashtu shënuan pesë herë. “Thomas

Konkurrenti numër dy: Robert Lewandowski

Ndeshjet ndërkombëtare: 93

Golat ndërkombëtar: 52

Një tjetër nga ata që kanë një nuhatje për të gjetur rrjetën me klubin dhe kombëtaren është Lewandowski: i paprekshëm, lojtari kryesor i Polonisë, kapiteni dhe thesari kombëtar. 29-vjeçar i Bayern synon një pritje të parë në lavdinë botërore pasi ka shënuar 16 gola në kualifikuese, një rekord evropian. “Unë motivoj veten nga dëshira për të fituar më shumë trofe”, tha Lewëy kohët e fundit. “Ai është sulmuesi më i mirë në botë”, shpjegoi trajneri aktual i Polonisë, Adam Nawalka.

Konkurrenti numër tre: James Rodriguez

ndeshjet ndërkombëtare: 61

Golat ndërkombëtare: 21

Me Poloninë që do të përballet me Kolumbinë në ndeshjen e dytë të Grupit H, Leëandoëski do të jetë kundër shokut të skuadrës James, në atë që do të jetë një ndeshje që është e sigurt që do të magjepsë. Fituesi i “Këpucës së Artë” në vitin 2014, James është ndër favoritët që do të shkëlqejnë sërish në Rusi, veçanërisht duke pasur parasysh formën e tij të bujshme në pjesën e fundit të sezonit të tij në Bundesliga me Bayern. Në vetëm 23 ndeshje për Bayern, 26-vjeçari shënoi shtatë gola, siguroi 11 asiste dhe krijoi 72 shanse: shifra për të goditur frikën e kundërshtarëve të Kolumbisë në Kupën e Botës. “James është një dhuratë nga ana jonë përsa i përket formës së tij aktuale dhe mënyrës në të cilën ai është përshtatur këtu”, shpjegoi trajneri Jupp Heynckes. “James është duke demonstruar pikërisht atë që është James. Ne e dimë se ne kemi një nga lojtarët më të mirë në botë duke luajtur për një nga ekipet më të mira në botë”, tha trajneri i Kolumbisë, Jose Pekerman për lojtarin, i cili ka grumbulluar 21 gola në 61 ndeshje për Kolumbinë.

Konkurrenti numër katër: Timo Werner

Ndeshjet ndërkombëtare: 12

Golat ndërkombëtar: 7

Sulmuesi që në Gjermani e quajnë ‘Turbo’ do të jetë gjithashtu i prirur për të pushtuar Botërorin, nëse ai siç pritet do të luajë si sulmuesi i parë i Gjermanisë. Timo Werner është vetëm 22 vjeç, por njeriu i RB Leipzig tashmë ka gjetur rrjetën shtatë herë në vetëm 12 paraqitje për “Mannschaft” e Joachim Löw, ndërsa ai ishte një nga lojtarët kryesorë në Kupën e Konfederatës, ku Gjermania fitoi titull vitin e kaluar. Gjithashtu bastet do të vendosen edhe për shokun e Werner në Leipzig, Yussuf Poulsen, sulmuesi i Danimarkës dhe golashënuesi i Augsburg, Alfred Finnbogason, i cili do të jetë i gatshëm për të ndihmuar Islandën të befasojë në Rusi, ashtu siç bëri në Francë në “EURO 2016”. Lista e fituesve të mundshëm nga Bundesliga vazhdon, duke nënkuptuar se çdo ide e propozuar për një garë me dy korsi mes Ronaldos dhe Messit për “Këpucën e Artë” është pak të thuash e çuditshme.

Related posts

Raiola në telashe, Federata Italiane e Futbollit nis hetimin

Sadik.Autor

Jo prej dëmtimeve, ja pse Zlatan u largua para kohe nga United

Sadik.Autor

“KANË LAJTHIT”/ Kërkesa ABSURDE e PSG për shitjen e yllit të kërkuar nga Juve e Barça

Isa.Autor

Leave a Comment